E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia, kandidate për miqësoren e 19 nëntorit

Sllovakia mund të jetë kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e 19 nëntorit, që do të ishte edhe e treta brenda vitit 2008, pas atyre me Poloninë (0-1, 27 maj) e Lihtenshtejnin (2-0, 20 gusht).
Gjithsesi, sipas drejtuesve të FSHF-së, ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht, por kontaktet pozitive me federatën sllovake japin shpresa.
Sllovakia renditet aktualisht në vendin e 67-në ranklistën e FIFA-s e 37-të në atë specifike të UEFA-s. Shqipëria ndodhet e 102-a në botë dhe e 42-ta në Europë.
Kjo do të jetë ndeshja e parë historike midis Shqipërisë e Sllovakisë.
Sllovakia ka trajner Vladimir Weiss, një 44-vjecar, i cili më parë ka luajtur me përfaqësuesen e Cekosllovakisë e Sllovakinë e si lojtar me Interin e Bratislavës.
Në dy ndeshjet e luajtura për eliminatoret e Botërorit 2010, Sllovakia ka arritur 1 fitore e 1 humbje.
Kapiten i Sllovakisë është mesfushori Miroslav Karhan, i cili është shok skuadre te Mainc 05 me Jahmir Hykën, ndërkohë që te Rozenborgu i Besart Berishës, luan sllovaku Marek Sapara.
Duke vazhduar me duelet e vecanta midis lojtarëve shqiptarë e atyre sllovakë, kemi ciftin Ilion Lika e mbrojtësin Radoslav Zabravnik, të cilët aktivizohen te Terek Grozny në kampionatin rus.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›