Apolonia, Luçi ka frikë LikënTrajneri i Vllaznisë e konsideron një faktor negativ njohjen e mirë që ka Lika për ish-skuadrën e tij

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Vllaznia do të përballet të shtunën në Fier me Apoloninë e vendit të tretë, por trajneri i kuqebluve, Roland Luçi, duket se i trembet më shumë teknikut Hasan Lika.
FRIKA E LUÇIT
Luçi, pasuesi i Likës në stolin e 9-herë kampionëve të Shqipërisë, e konsideron shumë të vështirë ndeshjen me Apoloninë, pavarësisht se shpreh bindjen e tij se do të kthehet në Shkodër me me rezultat pozitiv në “Loni Papuçiu”. Trajneri i Vllaznisë e konsideron një faktor negativ njohjen e mirë që ka Lika për ish-skuadrën e tij. Vllaznia është ekipi me më shumë humbje në kampionat, teksa e fundit është ajo me Besën në Shkodër. Në dispozicion të Luçit nuk do të jenë tre lojtarëe titullarë Safet Osja, Ardit Beqiri dhe Fetim Kasapi (të tre të dëmtuar).
Numri i klikimeve - 1271
E Enjte, 03 Dhjetor 2009