E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oto Bariç: “Edhe pse dukem plak, për punë jam i ri”

Nga Dash Frashëri
"Është e vështirë që të flasësh në fillim për veten", - tha në fillin të fjalës së tij për gazetarët, trajneri i më i ri në detyrë i Kombëtares shqiptare (por dhe më i vjetri në moshë), kroati Oto Baric (fjala e tij ishte e tëra në gjermanisht). Futbollist i Dinamos së Zagrebit "Gëzohem shumë që do të punoj për futbollin shqiptar. E tërë jeta ime i është kushtuar topit. Kam qenë një futbollist shumë i mirë me Dinamon e Zagrebit, me të cilën kam luajtur për disa vjet. 35 vjet si trajner profesonist "Kam mbi 35 vjet që punoj si trajner profesionist dhe i sukseshëm. Kam përfunduar Shkollën e Lartë të Trajnerëve në Këln dhe Shkollën e Lartë Sportive në Zagreb", - shtoi Baric, duke përmendur edhe faktin se ai zotëron licencën austriake të trajnerit profesionist. "Si trajner para 35 vjetësh fillova të punoj me ekipin e të rinjve dhe që atëherë e ushtroj me shumë sukses këtë detyrë. "Zotëria Oto Maksimum" "Për 18 vjet kam punuar në Austri ku dhe kam drejtuar më shumë. Në Austri kam arritur të fitoj 9 herë kampionatin, 7 herë Kupën si dhe kam qenë dy herë në finalet e Kupave të Europës. Kam punuar shumë dhe është e natyrshme që kam bërë edhe gabime në këtë kohë. Në 90% kam marrë gjithmonë maksimumin. Për këtë edhe jam pagëzuar në Europë me nofkën "Oto Maksimumi". "Respektoj punën e Brigelit" "Unë jam i bindur se do të bëj shumë për skuadrën shqiptare dhe ta coj më përpara. Kudo që kam punuar kam arritur maksimumin. E njoh Brigelin shumë kohë përpara kur unë drejtoja në Austri skuadrën e Shtutgard dhe te Austria e Vjenës ku dhe pata arritje maksimale. Brigel ka sjellë dicka në Shqipëri dhe ka bërë hapa më përpara, dhe unë jam i bindur se do ta coj Shqipërinë dy-tre hapa më përpara. ". "10 kasetat e kombëtares" "Gjatë këtyre ditëvet të fundit kam parë 10 kaseta me ndeshjet ndërkombëtare të Kombëtarës shiptare dhe sigurisht që kam nxjerrë edhe disa përfundime. Unë jam i bindur se skuadra shqiptare do të ecë përpara. Nuk është mirë që njeriu të lavdërohet për veten e tij. Edhe unë kam përgatitur një kasetë treorëshe me ushtrime të ndryshme taktike. Kjo kasetë do të sjellë në Shqipëri njohuri të reja taktike por shumë gjëra të tjera". Disiplina, rregulli nr.1 i Baric "Unë kam drejtuar për shumë kohë në Gjermani dhe rregulli nr.1 për mua është disiplina. Unë kërkoj shumë rregull dhe kjo është shumë e rëndësishme për lojtarët nëse ne duam të kemi sukses", -përundoi Baric, për t'ua lënë rradhën pyetjeve të gazetarëve. Kovacevic, ndihmës i Baric Edhe pse ishte thënë se ndihmësi i parë i trajnerit kroat do të ishte një shqiptar (ishte përmendur emri i Shpëtim Duros), ndihmësi i parë i Baric do të jetë një tjetër kroat. "Unë kam dëshirë të kem sukses. Unë kam një asistentrajner shumë të mirë me të cilin kam punuar për pesë vjet. Ndihmësi im do të jetë Kovacevic, një ish-sulmues shumë i mirë i Dinamos së Zagrebit me të cilin ka shënuar 62 gola. Është një trajner më të cilin kam marrëdhënie luajale. Natyrisht që ndihmësin tjetër e dua shqiptar, që të ketë qenë më parë lojtar i kombëtares dhe të jetë i ri në moshë. Unë dua të krijoj një trio shumë të bukur bashkëpunimi.Unë jam i bindur se do të bëjmë shumë për futbollin shqiptar". "Të luajëm një futboll më të mirë" Shqipëria ndodhet para Kampionatit Europian 2008, ku dhe Baric ka marrë anagazhimet e tij përpara se të pranonte nënshkrinim e kontratës. Detyra e tij parësore është arritja e rezultateve të mira: "Unë do të bëj gjithcka edhe pse Shqipëria ndodhet në një grup të vështirë me Holandën, Bullgarinë e Rumaninë. Unë do të përpiqem që Shqipëria të luajë një futboll më të mirë". "Lojtarët shqiptarë në nivelin mesatar të Kroacisë" "Nga kasetat që kam parë jam i bindur se gjashtë-shtatë lojtarë janë në nivelin mesatar të futbollistëve të Kombëtares kroate, kur unë kam qenë trajner i saj. Dhjetë lojtarë të Kroacisë që u paraqit në Botëror si Srna, Simunic, kanë qenë lojtarë që ndeshjen e parë me përfaqësuesen e kanë zhvilluar nën drejtimin tim. Kuptohet nuk pretendoj që lojtarët shqiptarë të jenë në nivelin e atyre të Hollandës', - theksoi Baric "Tri hapat e para të Baric" "Unë do të bëj shumë hapa në drejtimin e kombëtares shqiptare. Unë do të mundohem në maksimum që nga lojtarët shqiptarë të marrë më të mirën e tyre. Unë do ti takoj personalisht të gjithë lojtarët dhe do të përpiqem të krijoj një ide sa më shpejt",- pohoi Baric. "Së dyti do të shoh shumë ndeshje të kampionatit shqiptar, Elbasanin apo Vllazninë përshembull, për të parë nivelin e lojtarëve shqiptarë. Së treti do të bashkëpunoj shumë ngushtë me trajnerin e Kombëtares U-21. Do tëkrijoj një atmosferë shumë miqësore në kombëtare. Është e natyrshme që do të shoh lojtarët që luajnë në Gjermani apo diku tjetër. Më kanë thënë që në Zvicër luajnë dy lojtare të rinj shqiptarë shumë të mirë" "Për punë jam i ri, edhe pse dukem plak "Unë e bëj me qejf punën time dhe sidomos stërvitjen. Kam një vit që nuk kryej stërvitje pasi nuk kam patur ekip. Edhe pse dukem i vjetër në moshë për punën jam gjithmonë i ri",- tha Baric duke pohuar se do ta fillonte zyrtarisht detyrën e tij më 15 korrik, për shkak të impenjimeve si komentator televiziv i ndeshjeve të Botërorit për televizonin austriak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›