E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka: Presidenti do te jape zgjidhjen e duhur

Mjaft i qete eshte dukur pas takimit presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, i cili pas takimit me kreun e shtetit, Presidentit Bamir Topi, nuk ia ka fshehur medieve dhe nje ndjenje kenaqesie per perfundimet e arritura nga takimi dypalesh. Duka falenderon Presidenti Topi per perfshirjen e tij ne kete situate, si ndihme per zgjidhjen e problemit. "Dua ta falenderoj Presidentin e Republikes qe u takua me ne dhe te behet pjese e zgjidhjes se ketij problemi. Ne takimin e sotem, ne diskutuam rreth ceshtjes se pezullimit te Shqiperise nga FIFA dhe UEFA. Jemi munduar ta informojme me ne detaje Presidentin e vendit". Me pas, Duka tregon se ka dale nga presidenca me premtimin e kreut te shtetit per ndihme maksimale ne zgjidhje te konfliktit disavjecar qe ka perfshire MTKRS-ne me FSHF-ne, cka do te sillte edhe terheqjen pas te FIFA-s dhe UEFA-s per te pezulluar Shqiperine nga aktivitetet nderkombetare. "Kemi marre nje garanci nga Presidenti se ai do te perdore gjithe autoritetin e tij per te kontribuar maksimalisht per te rikthyer Shqiperine ne FIFA. Une besoj se Presidenti do te informohet akoma me tej rreth problemit dhe une shpresoj se ai do te jape zgjidhjen e duhur. Sipas mendimit tim, menyra e vetme per t'u kthyer ne FIFA eshte qe te zbatosh ato detyra qe kane lene FIFA", ka perfunduar presidenti i FSHF-se, Armand Duka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›