Duka, ende dilema për trajnerin e riTrajneri i ri do të drejtojë përfaqësuesen tonë në tri ndeshjet e fundit zyrtare të fushatës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2010 ato kundër Portugalisë, Danimarkës (të dyja në Tiranë) e Suedisë në transf

Pas takimeve në Vjenë me gjashtë trajnerë të huaj kandidatë për të pasuar Ari Hanin në bankinën e Shqipërisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, brenda kësaj jave do të përzgjedhë teknikun e ri për tri ndeshjet e mbetura nga fushata kualifikuese e Botërorit 2010 dhe komplet edicionin eliminator të Kampioantit Europian 2012
Disa nga emrat me të cilët ka biseduar Duka e ndihmësit e tij, Kasmi e Nuri, janë Luka Bonaçiç (kroat, ish-trajner i Dinamos), Mario Kempes (argjentinas, ish-trajner i Lushnjës), përfaqësuesin e trajnerit Bylent Korkmaz (turk, trajner i Gallatasarajit). Austriaku Herbert Prohaska (54 vjeç), ish-lojtari i Austrisë së Vjenës, Interit dhe Romës në vitet ‘70-‘80. Ai ka drejtuar kombëtaren e Austrisë në botërorin Francë 98‘ dhe aktualisht punon si specialist futbolli pranë Federatës Austriake. Një tjetër emër i përfolur është edhe ish-mbrojtësi gjerman, Guido Bukvald, një lojtar i suksesshëm me klube në Gjermani dhe në Japoni. Si trajner ai ka punuar te japonezët e Urava Reds. Emri i tretë është Josef Heinkes, 64-vjeçari gjerman, i cili si trajner ka qenë shumë i suksesshëm në drejtimin e klubeve si Borusia Mynshengladbah, Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit.
Trajneri i ri do të drejtojë përfaqësuesen tonë në tri ndeshjet e fundit zyrtare të fushatës kualifikuese të Kampionatit Botëror 2010 ato kundër Portugalisë, Danimarkës (të dyja në Tiranë) e Suedisë në transfertë. Shqipëria ka 6 pikë pas shtatë ndeshjesh dhe ndodhet e pesta në Grupin 1.
Përsa i përket agjendës së miqësoreve ato nisin me Gjeorgjinë (10 qershor 2009, në Tiranë), më pas me Qipron, më 12 gusht 2009 dhe e fundit për këtë vit me Skocinë (në tetor ose në nëntor të këtij viti, data nuk është zyrtarizuar).
E Hene, 27 Prill 2009