E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujkani, debutim prestigjioz kundër MilanitPortieri i Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 64-t në vend të Amelias (së dëmtuar) dhe kur Milani i kishte shënuar tri golat e tij (Kaka 2, me penallti e Inzagi), por gardiani i talen

Ashtu si sulmuesi Xhulian Rrudho debutoi me Kievon kundër Milanit dy vjet më parë, edhe portieri i Palermos, Samir Ujkani e bëri “sefte” kundër kuqezinjve, pavarësisht me një humbje 3-0 kundër Kakasë, Bekamit, Inzagit e të tjerëve në “San Siro”.

Portieri i Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 64-t në vend të Amelias (së dëmtuar) dhe kur Milani i kishte shënuar tri golat e tij (Kaka 2, me penallti e Inzagi), por gardiani i talentuar shqiptar shpëtoi portën e Palermos në të paktën në dy raste.

“Milani është një nga skuadrat më të mëdha në planet. Të luash kundër tyre nuk është e lehtë. Shpëtova disa herë portën. Ishte një provë e mirë për mua. Amelia më përgëzoi për paraqitjen që bëra”, -tha 21-vjeçari Ujkani për prestigjiozen shqiptare “Panorama Sport”.

Mediat italiane e vlerësuan paraqitjen e mirë të Ujkanit, duke theksuar se ish-portieri i të rinjve të Anderlehtit në kampionatin belg, shpëtoi portën disa herë. Palermo ndodhet në vendin e tetë në Serinë A me 49 pikë, po aq sa Kaljari.

Siti italian Mediagol.it, i afërt me Palermon, e vlerësoi me notën e mirë, 6, paraqitjen e Ujkanit, duke shkruar: “Votim respekti: nuk është e lehtë për një lojtar të vitlindjes ’88 (21 vjeç) të bëjë debutimin e tij në Serinë A në në “San Siro”, në një ndeshje që dukej tashmë e mbyllur dhe në të cilën Milani vazhdoi të projektohej përpara, duke kërkuar të rriste golaverazhin. Nuk i solli asnjë dëm ekipit në disa raste ishte i pasigurt dhe pak i nxituar në disa raste. Megjithatë, duhet llogaritur, se debutimi i tij erdhi në një prej stadiumeve më prestigjioze të Europës. Paraqitje e mjaftueshme”.

BLERIM XHEMAILI

Torino e Blerim Xhemailit fitoi 1-0 kundër Sienës, duke siguruar tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesën, pasi tani ndodhet në vendin e katërt nga fundi, në kuotën e 30 pikëve. Shqiptari nga Tetova luajti për 90 minuta, duke konfirmuar se është një nga lojtarët titullarë të torinezëve (26 ndeshje këtë sezon).

ERJON BOGDANI

Kievo e Erjon Bogdanit ndodhet në kuotën e 34 pikëve, pavarësisht se humbi 2-1 me Udinezen. Sulmuesi shqiptar luajti gjatë gjithë takimit në këtë ndeshje (17 ndeshje në total në këtë sezon, 1 gol kundër Lacios).

E Hene, 27 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›