E Diel, 1 Nëntor 2026

Memelli: Të mërkurën vendos… “Tata”Shënuesi i kampionatit: Dua që në gjysmëfinalen e Kupës të jetë portieri ynë që ai do të shënojë gol

Ka festuar në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshmë duke realizuar një dopietë dhe duke ndihmuar Tiranën për të marrë fitoren e rradhës ndaj Teutës. Migen Memelli në 29-vjetorin e tij ka shënuar dy gola dhe i ka dhuruar vetes një “dhuratë” në këtë ditë të veçantë për të.

…

Keni realizuar një dopietë ndaj Teutës në ditën e ditëlindjes tuaj. Si u ndjeve?

Rëndësi ka që arritëm të fitonim pasi nuk na lejohet rezultat tjetër veç fitores. Jam ndjerë mirë që arrita të shënoja dy herë dhe që kontribova në fitoren e rradhës.

Një dedikim të veçantë për këtë dopietë që realizuat?

Ja dedikoj në rradhë të parë vetës time, familjes time dhe familjes së madhe bardheblu.

Keni marrë urime nga shokët e skuadrës dhe keni festuar më pas me ta në përfundim të ndeshjes?

Më kanë uruar të gjithë shokët e skuadrës dhe në përfundim të ndeshjes kemi uruar njëri tjetrin për fitoren që arritëm. Në darkë kam festuar me familjen time dhe nuk kisha programuar ndonjë festë të veçantë.

Për tu kthyer tek ndeshje. Pasi kaluat në avantazh Teuta barazon rezultatin. Cili ishte reagimi i skuadrës në atë moment?

Mendoj që pasi shënuam neglizhuam disi dhe filluam të kontrollonim topin më shumë se ç’duhet e për pasojë u ndëshkuam. Më pas të gjithë panë që Tirana ka forcën të fitojë takimin dhe të ndëshkojë kundërshtarin më tepër se më 1 gol. E kërkuam me ngulm golin e avantazhit dhe arritëm të shënomim edhe 3 herë të tjera. Mendoj që realizuam një ndeshje të mirë dhe morëm atë që kishim objektiv, 3 pikët.

19 gola të shënuar në kampionat me Tiranën dhe tani jeni pretendent kryesor për të fituar këpucën e artë. Objektivat përsonal cilët janë?

Kryesorë është që të fitoj skuadra dhe të marrim kampionatin dhe në të njëjtën kohë dhe kupën e Shqipërisë. Nëse shënoj unë apo shënon ndonjë tjetër e rëndësishme është që të marrim 3 pikët dhe të mos ndalemi. Më vjen mirë që kam arritur të shënoj 19 gola dhe shpresoj që kontributi im të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat që kemi.

Tirana dhe Vllaznia po mbajn në kampionat të njëjtin hap. Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i këtij sezoni, mendoni që titulli do të diskutohet në 90-minutëshin e fundit mes jush dhe shkodranëve?

Janë në lojë edhe 9 pikë para se të përballemi me Vllazninë në javën e fundit të kampionatit. Nuk di të them nëse ky kampionat do të vendoset në javën e fundit apo jo. Duhet pritur dhe të shohim se si do të ecim të dyja ekipet deri në fund. Besoj se ndeshja që kemi të mërkurën në gjysëm finalen e kupës do të vendosë edhe përsa i përket kampionatit. Ai ekip që fiton dhe kualifikohet do të ketë moral më të lartë dhe në kampionat dhe për rrjedhojë do të jetë disi më e favorizuar.

Të mërkurën Tirana kualifikohet me gol të Memellit?

Rëndësi ka që të kualifikohemi. Nëse do të kualifikoheshim dhe me gol të Tatës do të ishte mjaft bukur.

Burimi: "Sport Ekspres"

E Hene, 27 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›