E Diel, 1 Nëntor 2026

Duka prezanton projektin e impiantit të stadiumit ‘Air Albania’ për delegacionin moldav

TIRANË, 16 prill /ATSH/  Federata Shqiptare e Futbollit, nën drejtimin e Presidentit Armand Duka, mirëpriti në Tiranë në një vizitë tre-ditore Presidentin e Federatës Moldave, Leonid Oleinicenco, së bashku me një delegacion të gjerë nga federata dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare të Moldavisë.

Kjo vizitë zyrtare kishte në fokus shkëmbimin e eksperiencave mbi zhvillimin e infrastrukturës sportive, me theks të veçantë te modeli i ndërtimit dhe menaxhimit të stadiumit kombëtar “Air Albania”. Delegacionit moldav iu prezantua një qasje e integruar ligjore, ekonomike dhe konstruktive, që ka bërë të mundur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme sportive në rajon.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, përfaqësuesit moldavë u njohën nga afër me modelin e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet FSHF-së, institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, duke e konsideruar këtë projekt si një referencë konkrete për zhvillime të ngjashme në Moldavi.

Stadiumi “Air Albania”, i inaguruar në vitin 2019 vijon të tërheqë interes ndërkombëtar si një histori suksesi në fushën e infrastrukturës sportive, duke e pozicionuar Shqipërinë si një shembull pozitiv në rajon dhe më gjerë.

FSHF dhe Duka prezantojnë projektin e impiantit të stadiumit Air Albania 1 nga 5

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›