Kadastra: Digjitalizohen 90% e kartelave të pasurisë, procesi përfundon në qershor

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se rreth 90% e kartelave të pasurisë në të gjithë vendin janë tashmë të digjitalizuara, në kuadër të reformës për modernizimin e shërbimeve kadastrale.
Sipas ASHK-së, procesi pritet të përfundojë plotësisht brenda muajit qershor, duke realizuar një nga objektivat kryesore në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë.
Digjitalizimi i kartelave synon rritjen e efikasitetit, përmirësimin e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta për qytetarët dhe bizneset dhe pajisja me certifikatë pronësie gjenerohet direkt nga sistemi.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kadastre moderne dhe funksionale, më pranë qytetarëve dhe në përputhje me standardet evropiane.
Projekti realizohet në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027 dhe synon përmirësimin e mëtejshëm të administrimit të pronës në vend.
/e.xh/a.f/