E Diel, 1 Nëntor 2026

Dukagjin/ Shkembim zjarri pranga 32-vjecarit

Perplasje me arme mes policise dhe nje te kerkuari ne fshatin Kir te Dukagjinit.

Sipas informacioneve te para behet fjale per nje operacion te ndermarre nga policia e Shkodres per arrestimin e shume te kerkuarit Dede Prozhni 32 vjec i cili akuzohej per tentative vrasjeje.

Forca te shumta policie kane rrethuar banesen e te kerkuarit me qellim kapjen e tij por kane hasur ne rezistencen e ketij te fundit. Ai ka qelluar me arme ndaj forcave te policise por fatmiresisht nuk ka te plagosur. Pas mese 1 ore rezistence policia ka bere te mundur arrestimin e 32-vjecarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›