Gjenden dy vajzat e larguara nga shtepia
Policia e Vlores arrin te zbuloje vendndodhjen e dy 18-vjecareve te larguara nga banesa qe prej kater ditesh. Vajzat banuese ne fshatin Beshishte te Vlores ishin deklaruar te larguara nga shtepia prej babait te tyre. Policia nuk jep shume detaje per vendndodhjen e deritanishme te dy te rejave por deklaron vetem se jane gjetur ne nje banese dhe po punon per gjetjen e pronarit te saj. Policia nisi kerkimin e tyre pas denoncimit te familjareve te cilet kane deklaruar para policise se druheshin per nje rrembim te mundshem te vajzave. Gjithsesi uniformat blu kane deklaruar se vajzat tashme i jane kthyer familjes. Aktualisht vajzave u eshte vene ne dispozicion nje psikolog dhe me pas do merren ne pyetje ne se jane marre me force nga persona te tjere apo jane larguar me deshiren e tyre nga shtepia.