E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 100 kg kanabis arrestohet babai kerkohet i biri

Policia e Vlores ka bllokuar nje sasi prej 100 kilogramesh kanabis sativa ne fshatin Gjorme dhe ka ndaluar nje 60-vjecar per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Nderkohe per te njejten akuze eshte shpallur ne kerkim policor edhe i biri i te arrestuarit. Burime nga Policia e Vlores bejne te ditur se gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e 60-vjecarit Kaso Seitaj ne periferi te fshatit Gjorme jane gjetur 100 kg lende narkotike e llojit kanabis sativa. Seitaj eshte prangosur nderkohe qe nga polica e antidroges po punohet per gjetjen e djalit te tij i cili dyshohet te jete kultivuesi i bimes narkotike. Bima eshte gjetur ne gjendje te gatshme per tu shitur. Kjo eshte sasia me e madhe e bimeve narkotike e gjetur kete vit ne Rrethin e Vlores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›