E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dukasi” në pranga hajdutët e 90 mijë eurove

Operacioni i policisë i koduar “Dukasi” ka vënë në pranga autorët e vjedhjes së 90 mijë eurove në shtëpinë e Artur Velcanit në Dukas të Fierit. Pas 24 orësh nga ngjarja është bërë i mundur arrestimi i Taulant dhe Alket Rrapaj. 

SHKODER- Policia e Fierit në bashkëpunim me policinë e Shkodrës vuri në pranga me akuzën e vjedhjes, 33 vjecarin Taulant Rrapaj dhe 23 vjecarin Alket Rrapaj. Arrestimi i tyre u bë në sajë të operacionit të koduar “Dukasi”, pasi vodhën në banesën e Artur Velcanit 90 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Dukas–Bregas të rrethit të Fierit nga ku autorët pas hyrjes në banesë kanë mundur të vjedhin shumën e konsiderueshme të parave.
Pas ngjarjes policia nisi hetimet për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre. Pas 24 orësh nga ngjarja është bërë i mundur arrestimi i tyre në qytetin e Shkodrës.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›