E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shqiptari shpëton nga flakët 81 vjecaren

Një emigrant shqiptar ka arritur të shpëtojë një të moshuar e cila rrezikonte të digjej nga flakët që përfshinë pallatin ku jetonte. 43 vjecari Llesh Lesi ishte i pari që vuri re zjarrin dhe i ka dhënë menjëherë ndihmë të moshuarës duke e nxjerrë jashtë godinës. 

ITALI- Një emigrant shqiptar ka arritur të shpëtojë një të moshuar e cila rrezikonte të digjej nga flakët që përfshinë pallatin ku jetonte. Gjithcka nisi mesditën e djeshme në një pallat të vogël në rikonstruksion, në Limone të Italisë, teksa catia e tij kishte marrë zjarr.
Në momentin që është vënë re tymi në kantier nuk kishte njeri për shkak se punëtoret ishin duke ngrënë dreke, ndërsa në ndërtesë ndodhej 81 vjecarja, Domenika Danjoli.
E trembur dhe me vështirësi për të marrë frymë ajo është shpëtuar nga një kuzhinier shqiptar. 43 vjecari Llesh Lesi i cili ishte i pari që ka vënë re zjarrin dhe i ka dhënë menjëherë ndihmë të moshuarës duke e nxjerrë jashtë, duke lajmëruar menjëherë zjarrfikësit. Mësohet se shkëndija e parë ka rënë në materialet e izolimit të catisë së ndërtesës që më pas ka perfshirë të gjithë godinën. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›