E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dukati si Lazarati. Policia rri jashte

Gjate nates banoret sulmuan nje makine dhe dhunuan shoferin vetem se nuk e njihnin

Policia nuk guxon te hyje ne Dukat por as dukatasit nuk guxojne te dalin me ne rruge. Zona qe per dy dite u shnderrua ne arene te perplasjeve te ashpra mes qytetareve dhe forcave te rendit dje ka rene ne nje qetesi te frikshme. Situata eshte shume e ngjashme me ate te Lazaratit ne Gjirokaster ku nuk ndodh asgje e zhurmshme per sa kohe policia mban distance.

Te pakten ne dukje asgje nuk levizte dje ne Dukat. Por tensioni vazhdon te jete i larte mes banoreve qe qendrojne te organizuar per te sprapsur cdo tentative te policise per te hyre ne fshat. Nga ana tjeter policia qe eshte terhequr nga pozicionet e saj te perforcuara vazhdon te jete ne gatishmeri por tashme patrullat e forcave speciale jane zevendesuar me patrulla policesh te veshur civile e qe qarkullojne me makina te zakonshme.

Burime nga terreni tregojne se banoret e ketij fshati me 1800 familje vazhdojne te qendrojne te organizuar te gatshem per tiu pergjigjur sulmeve te mundshme te policise qe ka shpallur ne kerkim shume banore te akuzuar per organizimin e protestes se te enjtes dhe sulmin me gure ndaj forcave te rendit.

Nderkohe shume nga banoret e Dukatit te cilet kane marre pjese ne perplasjen me policine po qendrojne te fshehur jashte fshatit duke e ditur se policia mund te nderhyje per ti arrestuar. Jane kryesisht te rinjte qe kane qene ne krye te protestes ata qe jane larguar nga fshati ndersa te moshuarit qe jane shpallur ne kerkim kane qendruar ne shtepite e tyre ku duket se jane te sigurt pasi nderhyrja e policise brenda fshatit do te shkaktonte tensionim te situates.

Frika nga nderhyrjet e policise dhe gatishmeria e dukatasve per tu pergjigjur u vertetuan mbremjen vone te se premtes kur disa te rinj te fshatit sulmuan nje makine civile dhe shoferin e saj vetem sepse hyri ne fshat dhe ata nuk e njihnin.

Ngjarja qe u tregua per Shqip nga nje banor i Dukatit u konfirmua edhe nga zyrtare te policise se Vlores. Keshtu ne oret e mbremjes se te premtes nje veture me targa te Vlores e cila ka hyre ne fshat eshte goditur me gure duke iu thyer xhamat. Me pas disa banore te fshatit kane ushtruar dhune mbi shoferin te cilin e konsideronin informator te policise. Shoferi emri i te cilit nuk behet i ditur ka shpetuar vetem ne saje te nderhyrjes se dy furgoneve te policise qe ndodheshin ne gatishmeri fare prane fshatit. Nderhyrja e policise ka bere te mundur nxjerrjen nga fshati te te panjohurit por askush nuk ka guxuar te vere dore mbi dhunuesit e tij pasi edhe forcat e policise jane gjendur nen sulmin e gureve dhe jane detyruar te terhiqen shpejt.

Nderkohe ne zone jane paralizuar te gjitha hyrjet dhe daljet per banoret ndaj te cileve kryhen kontrolle te shpeshta nga policia.

Deri dje ne mbremje situata ka qene e qete nga te dyja palet si nga policia e cila nuk ka nderhyre ne fshat ashtu dhe nga banoret te cilet rrine te organizuar ne qender te fshatit.

Paraditja e sotme kur do te dalin para gjyqit 16 dukatasit e arrestuar pritet ta zhvendose tensionin ne qytetin e Vlores ku jane paralajmeruar protesta perpara Gjykates se Shkalles se Pare. Banoret e Dukatit kane vendosur te protestojne per te kerkuar lirimin e djemve te fshatit ndersa policia eshte angazhuar te mos i lejoje protestat duke tentuar bllokimin e dukatasve qe ne dalje te fshatit te tyre.

Trazirat ne zonen e Dukatit nisen te enjten kur qindra njerez tentuan te bllokonin rrugen nacionale Vlore-Sarande dhe u shperndane me force nga policia. Reagimi i protestuesve ishte gjithashtu i ashper me gure e sende te forta qe shkaktuan plagosjen e disa policeve. Menjehere pas shperndarjes se protestes ne afersi te qytetit te Orikumit policia zbuloi nje numer te madh bombash molotov dhe disa goma makinash te lyera me benzine qe ishin bere gati per tu djegur ne rruge. Zbulimi i ketyre provave beri qe policia te shpallte ne kerkim me shume se 20 banore te fshatit 16 prej te cileve jane arrestuar tashme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›