E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia debon jordanezin e dyshimte

Husam Tayeh akuzohet se falsifikoi dekretin e ish-presidentit Berisha per shtetesine shqiptare

Ministria e Brendshme ka debuar nga Shqiperia shtetasin jordanez Husam Tayeh. Vendimi eshte marre disa dite me pare nga Departamenti per Kufirin dhe Migracionin pasi ka dyshime se Tayeh merret me aktivitete te dyshimta ne vendin tone. Vendimi i institucioneve shqiptare nuk i ka pelqyer jordanezit i cili ka denoncuar ministrine ne gjykate ku kerkon anulimin e urdhrit te dates 2 nentor per debimin e tij. Kerkoj anulimin e urdhrit numer 4155 date 2.11.2010 te anes se paditur dhe pezullimin e efekteve te zbatimit te tij deri ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes thote Tayeh. Ceshtja eshte regjistruar dy dite me pare ne Gjykaten e Tiranes dhe brenda kesaj jave pritet te shqyrtohet nga gjyqtarja Mimoza Kajo. 44-vjecari jordanez akuzohet nga drejtesia shqiptare edhe per falsifikim dokumentesh pasi ka falsifikuar dekretin e ish-presidentit Sali Berisha per dhenie shtetesie. Aktiviteti i tij eshte mbajtur nen vezhgim nga agjente te antiterrorit por nuk perjashtohen as strukturat e sherbimit inteligjent te cilat kane bashkepunuar per mbledhjen e informacioneve rreth aktivitetit te jordanezit. Ne fund pas nje sere verifikimesh eshte vendosur depertimi i tij ne vendlindje.

Dyshimet

Husam Tayeh 44 vjec akuzohet nga shteti shqiptar se ka falsifikuar dekretin e ish-presidentit Berisha per shtetesine e tij. Tayeh ka kerkuar te pajiset me pasaporte shqiptare duke falsifikuar dekretin e Presidentit te Republikes me nr. 1718 te dates 15 maj te vitit 1997. Sipas pretendimit te jordanezit me kete dekret qe pretendohet te jete leshuar ne kohen qe president ishte Sali Berisha ai kishte fituar shtetesine shqiptare. Nga verifikimet e kryera nga policia dhe prokuroria ka rezultuar se 44-vjecari jordanez ka falsifikuar dokumentacionin pasi nuk ka perfituar asnjehere shtetesine shqiptare. Aplikimi per pasaporte ne Policine e Tiranes eshte kryer ne muajin dhjetor te vitit te kaluar. Jordanezi ka argumentuar ne dokumentacionin e paraqitur se kishte perfituar shtetesi shqiptare duke paraqitur dokumentet qe ne fakt rezultonin false. Por gjate procesit te verifikimit te dokumentacionit per prodhimin e pasaportes eshte vene re se dokumentet e paraqitura nga jordanezi ishin false. Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale fotokopje te dokumentacionit te paraqitur nga 44-vjecari jordanez fotokopje te pasaportes jordaneze me emer Husam Ibrahim Ali Tayeh si dhe fotokopje te pasaportes shqiptare me nr. 0968708 me emer Tayeh Husam. Materialet i jane servirur organit te Prokurorise se Tiranes e cila ka nen hetim kete ceshtje dhe ne ditet ne vijim pritet qe te dergoje ceshtjen ne gjykate. Duke pare rrezikshmerine e ulet te kesaj dosjeje drejtesia shqiptare ka vendosur qe me mire jordanezi te kthehet ne vendlindje.

Hetimi dhe debimi

Pas konstatimit te dokumenteve false per pajisjen e tij me pasaporte prokuroria nisi hetimet per kete rast duke vene nen akuze jordanezin nen akuzen e falsifikimit te stampave dhe vulave. Njekohesisht policia u angazhua per te identifikuar vendndodhjen e tij pasi kishte informacione se ai mund te merrej me nje aktivitet te dyshimte. Antiterrori dhe efektive policie kane kryer verifikimet e duhura dhe pas disa muajsh jordanezi eshte gjetur ne periferi te Tiranes. Ai eshte proceduar dhe mbajtur nen vezhgim ndersa ne fillim te muajit nentor Ministria e Brendshme ka vendosur ta deboje dhe ta depertoje ne vendlindje. Vendimi nuk i ka pelqyer Husam Tayeh i cili ka kryer nje padi ne gjykate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›