E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duke ju falenderuar per pranine tuaj ne kete konference per shtyp, deshiroj t'ju njoh me disa nga aktet me te rendesishme qe Ministra e Drejtesise po pergatit per t'i sjelle per vendimarrje se shp

Duke ju falenderuar per pranine tuaj ne kete konference per shtyp, deshiroj t'ju njoh me disa nga aktet me te rendesishme qe Ministra e Drejtesise po pergatit per t'i sjelle per vendimarrje se shpejti ne Keshillin e Ministrave, akte te cilat thellojne ndeshkimin e veprimeve korruptive, apo ceshtjeve te tjera ne kete funksion.

- Keshtu, eshte ne perfundim miratimi i projektligjit "Per zbatimin e masave dhe sanksioneve lidhur me pergjegjesine penale te personave juridike te perfshire ne veprime korruptive dhe vepra te tjera penale". Ne perputhje me te drejten europiane bashkekohore dhe Konventat e ratifikuara nga Kuvendi mbi nismat ligjore qe ka nderrmare qeveria kohet e fundit, ky projektligj do te parashikoje per here te pare qe krahas ndjekjes penale dhe sanksioneve kunder personave qe kryejne vepra, ku perfshihen kryesisht ato korruptive, te parashikohet per here te pare venia para pergjegjesise ligjore edhe te personave, vendas dhe te huaj, ne emer ose per llogari te te cilave ata veprojne, (psh: nese eshte parashikuar denimi i personit qe kryen aktin korruptiv tani do te denohet dhe personi i cili paguan apo perdor mjete te tjera per te perfituar nga nje veprim i tille). Ne kete projektligj parashikohen sanksione te forta, si gjoba te larta, kufizim dhe ndalim i perkohshem apo i perhershem i se drejtes per te ushtruar veprimtari ekonomike dhe financiare, perfshire gjithashtu bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive te ketyre personave juridike qe nxisin veprimtarite korruptive dhe demtojne konkurrencen ligjore dhe te ndershme.

-Gjithashtu, eshte ne perfundim hartimi dhe miratimi i shtesave dhe ndryshimeve te reja ne Kodin Penal lidhur me krimin ekonomik, evazionin fiskal, ne dogana, tatime, si dhe kriminaliteti nepermjet perdorimit te mjeteve telekomunikative apo elektronike. Ne keto ndryshime do te behet rishikimi sistematik i sanksioneve ne vepra penale te renda dhe ne vecanti atyre qe kane si qellim fitimin, si psh parashikimi i detyrueshem i denimit me gjoba te larta krahas denimeve te ashpra deri me burgim te atyre qe kryejne vepra penale si ato te lartpermendura, pra krim ekonomik, evazion fiskal, etj.

-Hartimi i masave ligjvenese te nevojshme per shtesa dhe ndryshime ne legjislacionin per organizimin gjyqesor, ne Kodet dhe ligjet e tjera, me tematike: parandalimin, ndeshkimin disiplinor dhe kompesimin civil ndaj zvarritjeve ne procesin gjyqesor, si ne rastet kur keto fenomene shkaktohen nga paaftesia profesionale ashtu edhe kur ato lidhen me qendrime te parregullta ne detyre, perfshire korrupsionin dhe akte te tjera te kesaj natyre.Ky hap do te ndikoje drejperdrejte ne shmangien dhe frenimin e fenomenve te lartepermendura ndersa do te vazhdojne hapa te tjere ne kete drejtim te paketave ligjore ne lidhje me reformen ne drejtesi.

Keto ishin disa nga aktet qe po pergatiten dhe te cilat marrin rendesi gjithashtu sepse jane te vleresueshme edhe ne kuader te procesit te integrimit te Shqiperise pra ne kuader te partneritetit per kete qellim.Me kete rast, qeveria i kerkon Kuvendit te Shqiperise qe me fillimin e punes ne muajin Shtator te miratoje sa me shpejt paketen e akteve te pergatitura dhe miratuara nga qeveria dhe ku parashikohen goditje te forta te elementeve kriminal dhe pasurive te tyre, pra te quajtur ndryshe te "paketes antimafia".

Pyetje: Ne politike po shfaqen levizje te reja dhe me sakte brenda maxhorances grupi i deputeteve kundershtare po deklaron daljen e nje partie te re. A keni ndonje reagim per kete?

Pergjigje:Ashtu sikurse Kryeministri dhe Kryetari e PSSH-se e ka shprehur edhe me pare ne qendrimet e tij publike, priteshin reagime te tilla nga politika, qofte brenda apo jashte mazhorances, ne nje kohe kur aksionet e qeverise per te goditur interesa te ndryshme negative te lidhura me politiken kane dhene dhe do te japin ne vazhdim rezultate, per shkak te reformave ligjore apo te aksioneve pozitive qeverisese ne fusha te ndryshme ne bashkepunim te ngushte me partneret nderkombetare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›