Lidhur me nje deklaratë të Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference të sotme për shtyp, ku ai akuzon Kryeministrin Fatos Nano për ndotjen e hapësirës detare në
Lidhur me nje deklaratë të Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference të sotme për shtyp, ku ai akuzon Kryeministrin Fatos Nano për ndotjen e hapësirës detare në bregdetin jugor të vendit, me keqardhje konstatojmë se: Berisha vuan nga një "sëmundje e pashërueshme", gjë që e bën atë të shohë gjithkund Kryeministrin Nano, në qiell, në tokë dhe ndoshta edhe brenda zyrës së tij. Të gjitha organet përkatëse po marrin masat e duhura për këtë ngjarje dhe jo si në në kohën e qeverisjes së tij, kur nafta e kontrabandës bënte pis vendin që nga deti i jugut e deri në kufijtë e veriut, drejt Milloshevicit.