Kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet ne Athine me ftese te homologut grek, Kostas Karamanlis, per te marre pjese ne ceremonine zyrtare te Lojrave Olimpike, ka qene i pranishem sot ne pritjen zyrt
Kryeministri Fatos Nano, i cili ndodhet ne Athine me ftese te homologut grek, Kostas Karamanlis, per te marre pjese ne ceremonine zyrtare te Lojrave Olimpike, ka qene i pranishem sot ne pritjen zyrtare te dhene nga Presidenti i Greqise, Kostandinos Stefanopuolos, se bashku me shume personalitete te larta greke dhe boterore qe marrin pjese ne kete eveniment te rendesishem. Zoti Nano zhvilloi me kete rast takime me personalitetet e larta greke dhe nderkombetare te pranishem.
Me kete rast, zoti Nano gjate bisedes me Presidentin grek, Kostandinos Stefanopoulos, duke u ndalur ne marredheniet midis dy vendeve, ndane te njejtin mendim se bashkepunimi per Lojrat Olimpike ishte nje shembull i shkelqyer ne kete drejtim. Zoti Stefanopuolos u shpreh se po priste me kenaqesi viziten ne Shqiperi gjate muajve te ardhshem.
Kryeministri gjithashtu pati takime me Kryeministrin grek Kostas Karamanlis, si dhe me Ministrin e Rendit, Punes dhe Turizmit te Greqise, Kryetaren e Bashkise Bakojani, Kryetarin e PASOK-ut, Jorgos Papandreu, etj. Gjate bisedes me Kryeministrin grek eshte rikonfirmuar modeli pozitiv i marredhenieve midis dy qeverive. Zoti Karamanlis ka shprehur falenderimet per vullnetin e qeverise shqiptare dhe angazhimin maksimal per te kontribuar ne sigurine e kufijve gjate kesaj ngjarje te madhe jo vetem per greqine por dhe per gjithe rajonin. "Vleresimet tona jane bere publike dhe u jane percjelle te gjithe partnereve tane, ashtu sikurse progresi qe ju po beni ne te gjitha fushat", tha Karamalis, ndersa ka shprehur "
mirenjohjen e vecante te qeverise greke per 30 mije specialistet shqiptare qe kane punuar me perkushtim per pergatitjen e infrastruktures per Lojrat Olimpike ne Athine". Punojme shume mire sebashku dhe do te vazhdojme te kontribuojme dhe ne te ardhmen ne kete drejtim, tha kryeministri grek.
Kryeministri Nano eshte takuar gjithashtu me homologun britanik, Toni Blear. Te dy kryeministrat kane diskutuar rreth takimit te tyre te ardhshem dypalesh ne Londer, ku do te identifikojne hapat ne drejtim te prioriteteve te bashkepunimit mes dy vendeve,ate rajonal dhe me gjere, si dhe per forcimin e bashkepunimit mes dy partive te majta te cilat te dy kryeministrat drejtojne.
Gjate takimit te Kryeministrit Nano me Presidentin e Gjermanise, Horst Kohler, te dy personalitetet kane diskutuar mbi forcimin e marredhenieve dhe zhvillimet rajonale. Z. Nano ka vleresuar progresin dhe rolin e padiskutueshem qe Shqiperia luan ne Europen Juglindore, ndersa ka theksuar se marredheniet ekonomike po vijne duke u forcuar me pranine e kompanive gjermane te cilat po shprehin interes per te investuar ne Shqiperi duke permendur investimin e fundit ne aeroportin e Rinasit.
"I ndjek me interes te vecante zhvillimet ne Shqiperi dhe ju pergezoj per progresin e dukshem te vendit tuaj", u shpreh ish Presidenti amerikan Bush gjate bisedes me Kryeministrin Nano. "Kam qene ne vendin tuaj dhe konstatoj se tashme ndryshimi eshte i dukshem dhe i prekshem ndaj ju keni perkrahjen e SH.B.A dhe te aleateve euroatlantike ne rrugen tuaj drejt integrimit", theksoi ish presidenti amerikan gjate bisedes me zotin Nano, i cili nga ana e tij e ka njohur me hapat e metejshem dhe angazhimet e Shqiperise, si ne rrugen e reformave ne vend, ashtu dhe ne sigurine rajonale dhe globale.
Gjate takimeve me autoritetet me te larta te rajonit, eshte diskutuar mbi iniciativat e perbashketa integruese rajonale dhe u shprehen vleresimet e perbashket mbi caktimin e Komisionerit te Posaçem te zgjerimit per vendet e Ballkanit Perendimor, per te cilen ata rane dakort te pershendetet nga te gjitha keto vende nepermjet nje deklarate te perbashket ne fillim te muajit Shtator.