E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Tenderi i Albpetrolit eshte i hapur

Tenderi i Albpetrolit është i hapur.
Ministri i Ekonomisë konfirmoi se komsioni vlerësimit është autorizuar për të kaluar tek ofertat e tjera.

Oferta e parë, e cila u shpall fituese nuk përmbushi detyrimet. Sipas ligjit, kompania që ofroi 850 mln euro për të blerë albpetrolin ka detyrim të paguajë një detyrim garancie prej 10 për qind, e cila akoma nuk ka kaluar në llogarinë e shtetit shqiptar.

Tenderi i privatizimit të kompanisë Albpetrol është ende pezull, pasi kompania Vetro Energy e shpallur fituese, nuk siguroi paratë e duhura brenda afateve ligjore. Tashmë pritet që të konsiderohet oferta e dytë e kompanisë, "Vin Bussines" , e cila ka ofruar 290 milionë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›