Dule Ligji i kombesise ne Strasburg
Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut dhe Shoqata e Minoritetit ka bere te ditur se do ta ankimoje vendimin e Kushtetueses per rrezimin e ligjit Te gjendjes civile ne Gjykaten e Strasburgut. Nje fakt i tille eshte bere publik nga kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule gjate nje takimi te zhvilluar dje ne qytetin e Korces. Ai e cilesoi vendimin e marre ne shkelje te Kushtetutes dhe per kete do ti drejtohet Strasburgut. Vendimi i Gjykates Kushtetuese per te hequr termin kombesi nga ligji i gjendjes civile eshte ne kundershtim me nenin 20 te Kushtetutes se vendit. Nuk jemi dakord me te dhenat e gjendjeve civile per sa i perket kombesise. Ku eshte e drejta e vetedeklarimit qe e ngre Komisioni i BE-se tha Dule. Ky takim u mbajt ne diten nderkombetare te te drejtave te njeriut. Censusi 2001 nje proces i deshtuar kjo ka qene motoja e afishuar e drejtuesve te minoriteve dhe me konkretisht e PBDNJ-se qe me rastin e dites nderkombetare te te drejtave te njeriut synoi sensibilizimin qe nga qyteti i Korces per te drejtat e minoriteteve. Vangjel Dule si kryetar i PBDNJ-se dhe Vasil Bollano si kryetar i OMONIA-s ishin te pranishe ne kete takim te zhvilluar ne nje ambient te bibliotekes Thimi Mitko ne qytetin e Korces ku merrnin pjese edhe perfaqesues te tjere te minoriteteve si ato maqedonase apo edhe rome dhe egjiptiane. Vangjel Dule kreu i PBDNJ-se ne fjalen e tij tha se shfrytezon kete dite te te drejtave te njeriut per te folur edhe per te drejtat e minoriteteve duke iu referuar procesit te regjistrimit te popullsise. Ai tha se PBDNJ-ja nuk eshte dakord me te dhenat qe dalin nga zyrat e gjendjeve civile sepse nuk japin te dhena te sakta per kombesine. shte nje fakt historik se shtrirja dhe numerimi i minoriteteve ne Shqiperi per dekada me radhe i eshte nenshtruar nje tkurrjeje tha Dule. Ai se bashku me drejtuesin e OMONIA-s Vasil Bollano organizoi nje tjeter takim ne qytetin e Korces ku beri thirrje qe te filloje nje deklarim ne baze te organizimeve mbi baza minoriteti kombesie e feje qe sipas tij nuk jane arritur me procesin e regjistrimit te popullsise i cili konsiderohet si i deshtuar nga PBDNJ-ja. OMONIA mbetet besnike e mbrojtjes te te drejtave te grekeve te cilet jetojne ne Shqiperi. Keshtu eshte deklaruar gjate takimit per zgjedhjen e keshillit drejtues te deges se OMONIA-s ne Korce. Mbledhja eshte shoqeruar edhe nga deklarime te ndryshme mes pjesemarresve dhe organizatoreve. Ne fjalen e tij vete kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule pervecse ka konfirmuar solidarizimin me shtetin grek per mbeshtetjen e ofruar ndaj milionave emigranteve shqiptare ka deklaruar se te gjithe anetaret e OMONIA-s jane greke dhe krenare per kete fakt. Takimi tjeter eshte mbajtur 2 ore pas aktivitetit te Vangjel Dules. Me OMONIA-n Bollano deklaroi se ne vitin 2012 do te kryeje regjistrimin e minoritetit grek ne Shqiperi. Sipas partive dhe shoqatave qe mbeshtesin minoritetin grek numri i pakicave ne Shqiperi eshte me i larte nga ai qe deklarohet zyrtarisht. Ky proces qe eshte ne dukje te pare i jashteligjshem pritet te kete mbeshtetjen e shoqatave Vorio-Epirote.