Pakti detar Greqia Nuk heqim dore Shqiperia e di qendrimin
Greqia operon ne zonen detare me Shqiperine mbi bazen e marreveshjes se vitit 2009 per kufirin e cila eshte cilesuar si antikushtetuese nga ana e Gjykates Kushtetuese ne Shqiperi. Ministri i Jashtem i Greqise Stavros Dimas foli ne Parlamentin grek gjate interpelances se thirrur nga deputeti i Partise se LAOS Ioannis Korantis ne lidhje me ceshtjen e kufirit detar me Shqiperine.
DeklarataProblemi ne zonen ekonomike ekskluzive nuk eshte konsideruar ne vetvete por ne kontekst me te gjere te krijimit dhe caktimit te zonave detare ne perputhje me dispozitat e ligjit nderkombetar dhe ne vecanti Konventes sevitit 1982 mbi ligjin e detit.
Ne kete kontekst une ju kujtoj se marreveshja greko-shqiptare e 27 prillit 2009 per delimitimin e zonave detare qe cakton kufij multi-juridiksional duke perfshire zonen ekonomike ekskluzive. Ne takimet tona me fqinjet tane ne perpiqemi per te nxitur kete politike deklaroi ministri i Jashtem Dimas. Nje deklarate e tille ben te qarte se Greqia do te cilesoje si zone ekskluzive te sajen dicka qe eshte percaktuar nga nje marreveshje bilaterale e cila eshte shfuqizuar me 26 janar si antikushtetuese nga ana e Gjykates Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Por kryediplomati grek ka theksuar ne interpelancen e tij me deputetin Korantis se si nje shtet bregdetar dhe nje anetar i BE-se Greqia nuk heq dore nga ndonje prej te drejtave ligjore te saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk eshte perjashtim ne kete parim themelor dhe pozicionim te politikes sone te jashtme. Percaktimi i zonave detare midis vendeve te Mesdheut Lindor pertej mundesive te rendesishme ekonomike qe ai krijon funksionon si nje katalizator per paqen dhe sigurine rajonale. Sipas tij eshte e njohur se per te gjitha vendet e zones se Mesdheut zonat ekonomike ekskluzive qe sipas ligjit nderkombetar te detit mund te zgjase deri ne 200 milje detare nga bregu. Kjo ngre ceshtjen e kufirit ne mes shtetesh fqinje bregdetare dhe zonen ekonomike ekskluzive madje ofron perfitime te rendesishme dhe ajo eshte vete-evidente se vendi yne do te perfitoje nga keto perfitime me precedence ne kuader te strategjise sone te gjere. Gjykata Kushtetuese shqiptare rrezoi ne janar paktin detar ne vendimin unanim te saj duke renditur disa prej shkeljeve te konstatuara sic eshte edhe shmangia e Presidentit nga ky proces apo si dhe moszbatimi i konventave nderkombetare dhe i gjirit te Sarandes. Kjo marreveshje detare i falte Greqise 354.4 kilometra katrore siperfaqe ujore. Ndersa deputeti i partise greke LAOS Korantis njihet si nje nga personat qe shpeshhere interpelancat e tij i ka te fokusuara ne ceshtjet e minoritetit grek ne Shqiperi duke perdorur edhe karten e perhershme te Vorio-Epirit. I caktuar ne fund te vitit 2009 si numri nje i listes se kandidateve te partise LAOS ai ka bere nje levizje te befte drejt politikes po te mbahet parasysh se sipas mediave greke prej lenies se detyres se shefit te Sherbimeve Sekrete drejt politikes nuk u konsumuan as pese muaj. Ne shtator te ketij viti grupi parlamentar i partise greke LAOS ka dorezuar ne Parlament nje kerkese me disa pyetje drejtuar Ministrise se Puneve te Jashtme Per detyrimet e harruara te Greqise ndaj pakices kombetare ne Epirin e Veriut ku ngrihen ceshtje qe lidhen me minoritetin grek ne Shqiperi regjistrimin e popullsise ne vendin tone pronat si dhe shpalljen e autonomise se te ashtuquajturit Vorio-Epir.