E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, NATO përfundon misionin trajnues

NATO ka përfunduar sot misionin trajnues në Irak. Misioni u mbyll pas prishjes së marrëveshjes për të shtyrë atë, pasi Bagdadi refuzoi t’u jepte imunitet trupave të misionit, nga ndjekja penale.

Misioni trajnues i NATO-s në Irak kishte për qëllim ti ndihmonte vendit në zhvillimin e forcës së sigurisë.

Që nga nëntori i këtij viti, 120 ushtarë nga 12 shtete ishin të përfaqësuara në këtë forcë. Të gjithë ushtarët tani duhet ta lënë Irakun deri në fund të vitit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›