E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: NATO u perdor si demagogji

Ne Kongresin e PBDNJ-se kryetari Vangjel Dule, u pozicionua shume kritik perballe punes se qeverise se kryesuar nga kryeministri Berisha. Dule cilesoi si padrejtesi mosvotimin e emigranteve, kerkese per te cilen ka kembengulur fort dhe e majta. Ne te njejten kohe, kreu i PBDNJ paralajmeron bashkimin me partite e majta ne koalicion per zgjedhjet e 28 qershorit, teksa ka marre mesazhin pas nenshkrimit te Berishes me Lesin e Roshin, per permbylljen e formatimit te koalicionit te djathte. "Nese do te duhet qe te leme menjane krenarine tone te kandidimit me vete do deshironim pelqimin tuaj qe me shume vemendje diten e marte strukturat drejtuese te PBDNJ ne bashkepunim te ngushte me partneret tane strategjike, me 'Omonia'-n, me Unionin Vllah, me shoqaten 'Rozafa', etj, do te nxjerrim nje vendim perfundimtar", tha Dule. Ne kongresin e fundit perpara dates se zgjedhjeve kreu i PBDNJ-se, qe u zhvillua dje paradite ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, Vangjel Dule eshte pozicionuar si kritik perballe punes se qeverise se kryesuar nga kryeministri Berisha. Ai ka akuzuar se integrimi ne NATO u perdor si demagogji per efekt elektoral. "Integrimi ne NATO, dhe vete arritja e integrimit ne NATO u perdor ne disa momente me teper si slogan, sesa arritje e nje objektivi strategjik per te gjithe shqiptaret. Sot te gjithe shqiptaret pavaresisht bindjeve kemi nje enderr te perbashket, endrra evropiane". Me tej Dule cilesoi si padrejtesi mosvotimin e emigranteve, kerkese per te cilen ka kembengulur fort e majta. Keshtu, dje kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, ka folur me te njejten gjuhe, me ate te partise me te madhe ne opozite, megjithese ende nuk ka zyrtarizuar aleancen parazgjedhore. Ai tha se ne 4 vitet e ardhshme do te investohet ne modernizimin e shtetit shqiptar, ne permiresimin e jetes ne fshat dhe ne kujdesin e vecante per emigrantet, ndersa shprehu pakenaqesite per hapesirat e manipulimeve ne keto zgjedhje. Sipas tij, gjate 19 viteve te fundit vendi vuan nje brishtesi te sterzgjatur mbi konsolidimin e shtetit te se drejtes dhe demokracise. "Jeta politike perjeton ende pasojat e nje tolerance te pakuptimte dhe shpeshhere mbizoterohet nga nje polarizim shterpe e artificial qe me pasojat e veta demokratike ndikon ne jeten e qytetarit e te shoqerise", tha Dule. I cili ka nenvizuar se "do te eliminojme emigracionin ilegal qe ve ne rrezik jeten e bashkeqytetareve tane ne nevoje duke realizuar marreveshje te plota emigrimi te organizuar apo punesimi sezonal me vendet kryesore pritese te valeve te emigracionit tone, kryesisht me Greqine dhe Italine". Ne 4 vitet e kaluara PBDNJ ka qene pjese e qeverise Berisha, por kreu i kesaj force politike ne muajt e fundit nuk i ka kursyer kritikat dhe pakenaqesite. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›