E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku: "Femijet edhe te shtunen ne mitingje"

Kryetarja e Komisionit te Edukimit ne PS, Ledi Shamku, ndoqi dje nga afer ne Belsh, organizimin e kryeministrit Sali Berisha. Ajo mori pjese per te denoncuar, vetem pak minuta pas fjalimit te mbajtur nga kryeministri, se po perdoren femijet diten e shtune, per mitingun e kreut te qeverise. "Ky eshte nje fenomen qe po shnderrohet ne nje dukuri te pazakonte, per te gjitha shkollat e vendit. Prane shkollave ishin vendosur autobuse per te marre nxenes te klasave qe nga 5-ta e deri te Maturat, per te qene dekor i fjalimit te Berishes", denoncoi Shamku. Ajo akuzoi kryeministrin, si nje njeri me obsesionin per t'u rrethuar nga turma, pa e vrare ndergjegjja se keto turma, jane me se shumti femije.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›