PSD: Me 2010 do te heqim vizat me vendet e BE
Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi, ka shpallur dje kandidaturen per deputet ne qytetin e Elbasanit. Ne takimin e zhvilluar me kete rast Gjinushi, e ka cilesuar Elbasanin si bastion te PSD-se, nga ku do te marre udhe fitorja e se majtes. "Partia jone eshte shume e qarte ne pozicionimin e saj ne zgjedhje. Ne jemi pjese e Bashkimit per Ndryshim, se bashku me PS, pra jemi pjese e alternatives se shpreses per Elbasanin dhe Shqiperine per 4 vitet e ardhshme". Ai eshte ndalur ne tradhtine qe i bene elektoratit mjaft parti dhe deputete pas zgjedhjeve te vitit 2005. "2005-2009 eshte periudha me e veshtire dhe me negative vecanerisht per votuesit e Elbasanit te cilet votuan per shume parti me idene qe i takonin te majtes dhe pate qe mandatet e tyre u deformuan, dolen ne pazar dhe shume deputete u shiten tek qeveria sic beri Partia Agrare, qe vajti pas pushtetit si dhia pas tagjise", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, PSD ka zgjedhur pikerisht Elbasanin qe te paraqitet sa me mire ne zgjedhje, pasi eshte vendimtar ne fitoren e qershorit. Elbasani ka qene dhe mbetet nje bastion i te majtes. "Kandidimi im ketu, apo qenia ne krye te listes se Elbasanit eshte per te terhequr sa me shume vota qe te kemi dy perfaqesues nga ketu ne kuvendin e ardhshem", deklaroi Gjinushi. Duke u ndalur ne qeverisjen demokratike, ai akuzoi se kjo qeveri hapi vetem 200 vende pune ne Gerdec dhe se nga fillimi deri ne fund, ishte nje qeveri e "Gerdecit", mashtrimit dhe korrupsionit. "Edhe gjyshe po te kishte Berisha, do ta kishte punesuar ne Gerdec", tha Gjinushi. "Ne premtojme qe ne 2010 do heqim vizat dhe brenda kater vjetesh, do te shenojme anetaresimin ne BE", tha Gjinushi. F.Salliu