Dule: Në Strasburg vendimi për heqjen e “kombësisë”

Ai ka deklaruar se partia e tij do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut këtë vendim. “Nuk jemi dakord me të dhënat e gjendjeve civile për sa i përket kombësisë. Ku është e drejta e vetëdeklarimit, që me të madhe e ngre Komisioni i Bashkimit Evropian?”, tha ai më tej.
Duke folur për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, Dule tha se ai ishte i dështuar. “Është jetike e drejta e vetëdeklarimit. Kjo e drejtë nuk u zbatua, ndaj dhe censusi mund të konsiderohet si një proces paraprakisht i dështuar”, shtoi. Dule ishte në Korçë, ku u zhvillua takimi për zgjedhjen e Këshillit Drejtues të OMONIA-s. /Start/
2011-12-18 09:06