E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Venecias diskuton dhe miraton opinionin per Shqiperine

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, me ftesë te Presidentit te Komisionit të Venecias, z. Xhani Bukikjo mori pjesë në sesionin e radhës së këtij . Ajo shoqërohej nga bashkëkryetarët e komisionit ad hoc për reformën zgjedhore, deputetët Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri.

Në fjalën e saj zonja Topalli vlërësoi mbështetjen që Komisioni i Venecias i ka dhënë Shqipërisë, gjatë këtyre 20 viteve. Ajo bëri një paraqitje të shkurtër të zhvillimeve më të fundit të reformës zgjedhore që ka ndërmarrë Kuvendi i Shqipërisë dhe i njohu anëtarët me ngritjen dhe fillimin e punës nga komisioni ad hoc i reformës zgjedhore.

Duke u ndalur në opinionin e paraqitur nga ekspertët e Komisionit të Venecias Zonja Jozefina Topalli bashkë me vlerësimin e saj theksoi se ky opinion përbën një dokument ligjor profesional dhe autoritativ dhe shërben si plan pune në zbatimin e rekomandimeve për zgjedhjet.
Në mënyrë të vecantë ajo vlerësoi përqasjen e bërë në këtë opinion lidhur me votat e hedhura jo në kutitë e duhura. Konkluzioni i Komisionit të Venecias se e drejta e votës, si e drejtë e njeriut, mbizotëron dhe se legjislacioni duhet të përmbajë procedura për përfshirjen në rezultat të votës së hedhur jo në kutinë e duhur, përbën nje konfirmim të praktikës shqiptare të numërimit të këtyre votave. Institucionet në Shqiperi nuk gabuan kur vendosën t’i përfshijnë këto vota në rezultat dhe rasti i Shqipërisë meriton të shënohet si një rast pozitiv i respektimit të vullnetit të zgjedhësve.

Reforma zgjedhore nuk është një detyrë e lehtë por Shqipëria është e vendosur ta bëjë atë duke e konsideruar suksesin si një gur milear në rrugëtimin e saj drejt BE.

Presidenti Bukikjo përshëndeti vlerësimet e bëra nga Kryetarja Jozefina Topalli, vlerësoi hapat e ndërmarrë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shprehu gadishmërinë për të vijuar më tej bashkëpunimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›