Dule: PBDNJ, ftoj të larguarit të kthehen
TIRANE-Në kongresin e Partisë e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), me rastin e 20- vjetorit të themelimit të saj kreu i kësaj partie Vangjel Dule kujtoi me nderim kryetarin e parë të kësaj partie zotin Vasil Melo ndërsa theksoi vlerat e rralla dhe që vijon ti ruajë, PBDNJ.
Dule theksoi se PBDNJ është parti e të gjitha minoriteteve politike, ndërsa shtoi se kjo parti është një hap pranë Europës, pasi është një parti multikulturore.
Dule tha se PBDNJ ka qenë pjesë e qeverisë dhe nuk është përfolur asnjëherë për afera korruptive.
Më tej Dule shtoi se ‘PBDNJ ka qenë dhe mbetet e orientuar drejt dimensionit human dhe këtë e ka treguar me mbështetjen e dhënë ndaj minoriteteve’.
Duke theksuar vlerat e PBDNJ, Dule vuri në duje se mosmarrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria për në BE do të thotë se në vend mbetet ende shumë për t’u bërë.
Dule u bëri thirrje të larguarve të kthehen sërish në parti ndërsa shtoi se PBDNJ do të jetë parti e një qeverie të susksesshme që do ta cojë vetëm përpara vendin.
(d.b/BalkanWeb)