E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takime ne SHBA. Wicker: Investitorët amerikanë të shfrytëzojnë potencialet minerare

WASHINGTON-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) vijoi edhe sot takimet zyrtare në Washington me ftesë të DASH.

Në përfundim të vizitës së tij në Senatin Amerikan, Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta u prit nga Senatori Roger F. Wicker, anëtar i Komisionit të Tregtisë, Shkencës dhe Transportit, Komisionit te Forcave te Armatosura, njëkohësisht anëtar i Komisionit Amerikan të Helsinkit.
Zyra shtypit e LSI-së bëri të ditur se Meta dhe Sneatori Wicker vlerësuan bashkëpunimin dhe aleancën mes SHBA dhe Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Në këtë kontekst, Senatori Wicker vleresoi kontributin e forcave të armatosura shqiptare në Afganistan si dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjate viteve të fundit.
Meta dhe Senatori Wicker diskutuan gjithashtu për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, me theks të vecantë në shfrytëzimin e pasurive minerare dhe potencialeve energjitike të vendit për investitoret amerikanë.
Lideri i LSI-së vuri në dukje progresin e bërë në kuadër të projektit të Gazsjellësit Trans-Adriatik TAP, ndërsa Senatori Wicker u shpreh se realizimi i këtij projekti do të ishte një arritje e madhe për Shqipërine dhe për të gjithë rajonin.
Në perfundim, z. Meta dhe Senatori Wicker ndanë mendimin se strategjia e shfytëzimit të potencialeve ekonomiko-tregtare të Shqipërise, shoqëruar me integrimin e plotë në Bashkimin Evropian, është rruga më e sigurt drejt rritjes së mirëqënies për të gjithë qytetarët shqiptarë

META-SMITH: PRIORITET, RRITJA E MARRËDHËNIEVE EKONOMIKE SHBA-SHQIPËRI
Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u prit nga Kryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Kongresmeni Christopher H. Smith.
Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se gjatë takimit, z. Meta dhe Kongresmeni Smith vunë në dukje ndryshimet e mëdha që Shqipëria dhe rajoni ka përjetuar gjatë viteve të fundit në të gjitha fushat, duke nënvizuar përmirësimin e standarteve demokratike dhe të të drejtave të njeriut në vend.
Kongresmeni Smith vlerësoi arritjet e Shqipërise në luftën ndaj trafiqeve të qënieve njerëzore, duke theksuar njëkohësisht se progresi i bërë në drejtim të rehabilitimit të viktimave të trafikut është një aspekt shumë i rëndësishëm i kësaj beteje.
Kongresmeni Smith u shpreh se rajoni sot është larg diteve të se kaluarës së hidhur kur skenat e refugjatëve apo luftrave mbizotëronin ekranet televizive të vendeve perendimore. Sot, u shpreh ai, rajoni është shumë me i stabilizuar, në paqe dhe në rrugë të sigurt drejt integrimit evropian.
Në këtë kontekst, Kongresmeni Smith shprehu një vlerësim të vecantë për kontributin konstruktiv dhe vizionin e politikës së jashtme të Shqipërisë në dobi të paqes dhe progresit të të gjithë rajonit.
Z. Meta dhe Kongresmeni Smith ndane mendimin e perbashket se prioritet kryesor i marredhenieve mes SHBA dhe Shqiperise eshte rritja e shkembimeve ekonomiko-tregtare si dhe shtimi i investimeve amerikane ne Shqiperi.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera SHBA, Meta takon senatorët Corker e Cardin: Shqipëria vend i sigurtë për investitorët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›