20 vjet PBDNJ
20 vjet nga jeta politike e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, janë një histori përpjekjesh, përvojash, kontributesh e sakrificash që së bashku përbëjnë humusin politik që ajo ka shpërndarë, për të ushqyer pemën e demokracisë shqiptare të mbjellë në vitet nëntëdhjetë.
PBDNJ, si pjesëtare e spektrit politik pluralist në Shqipëri, spikat me individualitetin, profilin e programin e saj të veçantë politik, me synimin që të krijojë e të përfaqësojë një elektorat të qëndrueshëm, aktiv, me kërkesa në rritje ndaj saj. Padyshim që zanafilla dhe ecuria e këtij projekti politik, ka qenë dhe mbetet minoriteti etnik grek në Shqipëri, përfaqësimi i tij politik, garantimi e respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të tij konform dokumentit themelor të shtetit e akteve ndërkombëtare, dhënia e kontributit dhe qenia e tij –faktor pozitiv në bashkëjetesën shoqërore, në fqinjësinë ndërshtetërore si dhe në proceset integruese europiane. Ndërkohë, programi i saj politik në rritje u përqafua edhe nga anëtarët e minoriteteve të tjera dhe më gjerë, duke u bërë që të gjithë të jenë pjesë e saj.
Kur vështron rrugën e përshkuar nga PBDNJ në këto 20 vjet nuk ka se si bashkë me sukseset e radhitura të saj, si pjesëtare e përhershme e Kuvendit të Shqipërisë, në pozitë apo opozitë, si pjesëmarrëse në qeverisjen qendrore apo lokale, të lësh pa vështruar e kujtuar paragjykimet, pengesat, intrigat apo diversionet e drejtuara ndaj saj e atëherë nostalgjia kthehet në mall, dobësia në forcë dhe kaotizmi në vizion e motivim për të ardhmen e saj.
Pika kulmore në historinë e PBDNJ-se do të mbeten:kontributi i spikatur në përballimin me qetësi, konstruktivitet të sulmeve ndaj minoritetit etnik grek, arrestimit e përndjekjes të drejtuesve e aktivisteve të tij në vitin 1995, qëndrimi i matur, angazhimi domethënës e në interes të vendit në ngjarjet e vitit 1996, 97, 98,kontributi me vlera të veçanta në procesin e hartimit e miratimit të Kushtetutës të RSH,për komponentin e lirive e të drejtave të njeriut e të minoriteteve,ruajtja e ekuilibrave politike,sociale e shoqërore në vend,fryma pozitive në bashkëjetesën e shumicës me pakicën,angazhimi për një regjistrim të saktë e sipas standarteve të popullsisë e të përcaktimit të minoriteteve në vendin tonë,etj.
Për të gjithë këto tregues domethënës, merite ka lidershipi i kësaj partie,tre drejtuesit e saj në këto 20 vjet, deputetët e të zgjedhurit në bashki e komuna, anëtarët e saj në qeveri e institucione qendrore, drejtuesit lokale të saj, anëtarët që së bashku kanë qenë e janë pjesë e saj.
Ja vlen të theksojmë se gjithë kjo fushë potenciale politike që ka krijuar PBDNJ në këto 20 vjet si pasuri të saj në momentet e tanishme ka “intensitetin” e saj më të ulët, sepse “vektorët përbërës” të saj që i përmenda më lart, janë të ç’orientuar, kaotike e disa prej tyre edhe të distancuar prej saj. Ndoshta nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë analizë e për të dhënë ide e alternativa, por në përvjetorë të tillë është i rëndësishëm fakti të përcaktosh sfidat e se ardhmes. Dhe të tilla ka plot për Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut:
- A do të mundet të shënojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare një rezultat me peshë të llogaritshme elektorale, ndoshta edhe përcaktues në krijimin e aleancave qeverisëse?
- A do të mundim të riorientojmë të gjithë “vektorët e saj përbërës” në të njëjtin drejtim e kah, në mënyrë që synimi i mësipërm të bëhet realitet?
- A do të jemi efikas në ato që duam të ndryshojmë dhe mënyrën se si do t’i ndryshojmë?
- A do të përcaktojmë filozofinë e bashkimit, të bashkëpunimit, të mirëkuptimit midis nesh si primare dhe si synim për t’u bërë zëri i vetëm e i fuqishëm i përfaqësimit të minoritetit etnik grek e më tej?
Në momentet aktuale që po kalon shoqëria jonë, kur nacionalizmi ekstremist është gjallëruar e për rrjedhojë sulmet ndaj nesh janë shtuar e hapësirat demokratike të ushtrimit të lirive e të drejtave të minoriteteve po tentohen të zvogëlohen, urat e miqësisë midis popujve e shteteve në Ballkan po trazohen, tendencat përçarëse ndaj PBDNJ-se po kthehen në qëllim në vetvete, egoizmi e përfitimi individual po stimulohet, është më urgjente se kurrë që : streha jonë e përbashkët politike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të forcohet e të shëndoshet politikisht në të gjitha drejtimet, si detyrim politik, si amanet i lënë, si kontribut, si nevojë për të mbetur një stoli e vyer në gjerdanin politik të këtij vendi.