E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet në punë, vdes muratori

SHKODER- Ka qenë duke punuar si murator për rikonstruksionin e një banese private, por ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Rifat Bashaj 57 vjeç, lindur në fshatin Kullaj të Malësisë së Madhe dhe banues në lagjen Guerile në Shkodër ishte duke punuar në lagjen 10 korriku, së bashku me djalin e tij dhe dy persona të tjerë. Gjatë punës, 57 vjeçari ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë e trup. Eshte dërguar me shpejtësi në spital, por ska mundur te mbijetoje. Sipas policisë, vdekja e 57 vjeçarit ka qenë aksidentale. Ai ka qenë duke punuar privatisht në rikonstruksionin e banesë, pronari i të cilës ndodhet jashtë Shqipërisë dhe nuk ka qenë punonjës i ndonjë firme private. Ky është rasti i dytë brenda dy javësh që punonjës të ndërtimit humbin jetën aksidentalisht në qytetin e Shkodrës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›