E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule: Përshëndesim deklaratën e ambasadorit Arvizu për KQZ

Gazeta Shqip

Kreu i PBDNJ-së

PBDNJ-ja, në përfundim të konsultimeve dhe diskutimeve me kryetarët e strukturat lokale, ku janë përcaktuar detajet më të fundit të fushatës elektorale lançoi edhe sloganin elektoral “Vetëm europianë”. Vangjel Dule komentoi edhe zhvillimet më të fundit që lidhen me KQZ-në. “Për PBDNJ-në nuk ka më KQZ dhe gjejmë rastin të përshëndesim edhe deklaratën e djeshme të ambasadorit të SHBA-së, zotit Arvizu, se kjo KQZ, në formën dhe përbërjen e sotme, nuk është veçse një farsë. Dhe si i tillë çdo veprim i këtij komisioni për ne është i pavlefshëm dhe nuk meriton asnjë koment”, tha Dule. Sipas Dules, zgjidhja e ngërçit ku ka hyrë KQZ-ja ka vetëm një emër, riformatim. “Dialogu për riformatimin e KQZ-së është një element pa të cilin nuk mund të shpresohet se mund të kemi një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm, të barabartë dhe të pakontestueshëm”, theksoi Dule.

Dule: Përshëndesim deklaratën e ambasadorit Arvizu për KQZ burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›