E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule Presidenti Topi te nderhyje per abuzimet e KQZ-se

Gjirokaster

Kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule gjate nje konference per shtyp ne Gjirokaster ka kerkuar rrezimin e qeverise aktuale nga Presidenti i Republikes vendosjen e nje qeverie te ndermjetme deri ne zgjedhje te parakohshme dhe eshte prononcuar kunder leshimit te certifikatave pa kombesi duke i konsideruar abuzim dhe hile te Keshillit te Ministrave. Situata politike sipas kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule eshte teper shqetesuese pasi vendi ka dale nga shinat e integrimit dhe pas zgjedhjeve te vitit 2009 vendi po shenon hapa mbrapa ne te gjitha drejtimet dhe sidomos ne drejtim te integrimit europian te vendit. Veprimet e njeanshme dhe teresisht partiake te KQZ-se jane nje element i rendesishem per integritetin europian ne nje kohe kur procesi zgjedhor nepermjet vullnetit te popullit deshmoi civilizimin dhe deshiren per te qene afer vlerave europiane por institucioni i KQZ-se qe ishte i detyruar ta garantonte kete gje po abuzon dhe po shperdoron vullnetin e popullit duke tjetersuar mandatin pas verberise se militantizmit dhe papergjegjshmerise profesionale theksoi Dule. Ditet e fundit te politikes kur Kryeministri Berisha sipas Dules po investohet hapur per deformimin e rezultatit zgjedhor ne Bashkine e Tiranes nderkohe qe sipas tij KQZ-ja me verberine dhe militantizmin partiak me arrogancen papergjegjshmerine dhe abuzivitetin ndaj ligjit nuk do te ndalej as para mandatit te Presidentit Obama jo me perballe mandatit te Edi Rames. Deshmi te qarta se vendi eshte shume hapa larg integrimit sipas tij vijne nga seanca e fundit e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Europian nepermjet komenteve te eurodeputeteve per zhvillimet politike ne Shqiperi. Ne keto kushte dhe rrethana eshte e nevojshme edhe reagimi i Presidentit te Republikes qe te ndermarre iniciativa politike per mbrojtjen e procesit te integrimit dhe per ta futur vendin dhe jeten politike ne normalitetin e saj nenvizoi Dule. Nje qeveri e ndermjetme me mandate te kufizuara dhe te orientuara drejt pergatitjes se zgjedhjeve te parakohshme te lira dhe te paanshme keto jane iniciativat qe zoti Dule i rekomandon Presidentit te Republikes per te nxjerre vendin nga kolapsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›