E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tirana”, KQZ, shqyrton të hënën ankimimet e partive

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të hënën në orën 9:30, kërkesat e Partisë Socialiste dhe dhe Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës. Ankimimi i Partisë Socialiste në KQZ lidhet me tabelën e rezultateve të Njësisë Bashkiake numër 5.

Ky vendim u mor me katër votat e anëtarëve të djathtë të KQZ-së, ndërsa PS kërkoi që më parë të shprehet Kolegji për një kërkesë që kjo parti kishte bërë. Kërkesa e dyte e Partisë Socialiste lidhet me vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar Bashkisë të Tiranës ku rezultoi se Lulzim Basha ka marrë 81 vota më shumë.

Ndërsa kërkesa e Partisë Demokratike kërkon rivlerësimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›