Tomas Brey Nderkombetaret duhet te flasin ne unison
Gazetari i njohur Thomas Brey duke komentuar zgjedhjet lokale ne Shqiperi deklaroi dje se komuniteti nderkombetar duhet te flase me nje ze per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi. Duke folur ne nje interviste per DW ai theksoi se ketu qendron tamam nje pjese e problemit. Publiku nderkombetar flet me shume zera. Natyrisht qe ne vende si Shqiperia kjo eshte krejtesisht kunderproduktive. Kjo ka te beje me faktin se organizatat qe jane perfaqesuar fort ne Tirane si OSBE-ja BE-ja OKB-ja jane per nga struktura me shume shtresa dhe nuk flasin me nje ze secili merret me punen e vet amerikanet europianet...europianet nuk jane te te njejtit mendim as brenda vetes. Keshtu qe ne interpretimin e ketyre zgjedhjeve degjon shume versione qe nuk krijojne pamje te qarte.
Brey eshte kritik per zvarritjen e procesit. Si mund te ndodhe qe ne Tirane u numeruan per dy jave vetem 250 000 vota te vlefshme Qe te duhen dy jave per te numeruar 250 000 vota nje shifer qe seshte asgje - deklaroi ai.