E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule Qeveria levizje te dyshimta per regjistrimin

Kreu i PBDNJ

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut partise se minoritetit ne vend ka shprehur dje pakenaqesine e tij ne lidhje me mbarevajtjen e procesit te regjistrimit te popullsise sipas etnise dhe fese. Gjate fjales se mbajtur ne Parlament ne seancen e djeshme ku po diskutoheshin ndryshimet per kete draft Dule pikesepari kritikoi shtyrjet e herepashershme ne fillimin e procesit te regjistrimit. Qeveria karakterizohet ne aktivitetin e politikat e veta nga ecejake te dyshimta ne nje kohe qe eshte premtuar dhe angazhuar zyrtarisht per zhvillimin e ketij regjistrimi. Fillimisht e planifikoi per pranveren e 2011-s. Por me pas mori vendimin me argumentet aspak bindese per ta shtyre kete proces per vjeshten e 2011-s deklaroi Dule ne fjalen e tij. Kryetari i PBDNJ-se e lidhi regjistrimin me nevojen e Shqiperise per te qene pjese e BE-se dhe po keshtu ne zbatim te te drejtave te konventave europiane. Sipas Dules regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare ka lidhje me garantimin e respektimit te te drejtave te pjesetareve te minoriteteve etnike-kulturore linguistike-fetare etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›