Kolegji rrezon kerkesen e PS-se dhe shpall Bashen kryetar
Data 8 korrik 2011 i ka dhene fund maratones juridike per zgjedhjet lokale te 8 majit ne Tirane duke vulosur Lulzim Bashen si kryetar te ri te bashkise. Pasi ka degjuar palet dhe ka administruar provat nje dite me pare Kolegji Zgjedhor ne Gjykaten e Apelit ne kryeqytet me relatore Sashenka Jonuzin ka vendosur te rrezoje padine e Partise Socialiste ndaj vendimit nr. 1160 te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me ane te te cilit ajo shpresonte nje shqyrtim ne themel te ceshtjes dhe me gjase shpalljen e pavlefshmerise ne 284 qendra votimi. Por per te mberritur deri ne kete pike rruga ligjore e ndjekur nga socialistet pa frike mund te thuhet se do te regjistrohet si precedent per zgjedhjet ne Shqiperi edhe pse produkti ne finalen e vet duket se nuk do te pranohet si legjitim. Per sa i perket zgjedhjeve te 8 majit 2011 dosja e Tiranes mund te thuhet se u hap ne daten 14 maj kur procesi i tejzgjatur i numerimit te votave mberriti ne piken e fundit ne Komisionin e Zones Zgjedhore nr.49 apo ndryshe njesia bashkiake nr. 5. Pas ditesh ulje- ngritje ne rezultat nga njesia ne njesi shifrat e prodhuara ne KZAZ-te e Tiranes te bllokuara periodikisht nisen te pervijojne nje rezultat paraprak qe u projektua ne nje gare shume te forte mes Lulzim Bashes dhe Edi Rames. Me pjesemarrjen e ambasadoreve te Perendimit KZAZ-ja nr.49 e drejtuar nga demokratet u detyrua te mbyllte numerimin e votave sipas te cilit kreu socialist Edi Rama rezultoi fitues me 10 vota para. Por ajo qe u shoqerua me deklarime feste dhe gezimi nga PS-ja u erresua nga procedura e vene ne levizje nga demokratet te cilet u kujdesen qe te benin dy veprime nga pikepamja juridike e para KZAZ-ja nr. 49 nuk e miratoi tabelen permbledhese te rezultateve pavaresisht perfundimit te numerimit dhe prej ketej kjo solli qe edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te mos pasqyronte rezultatin ne sitin e vet elektronik ku shifrat perditesoheshin ne kohe reale. Ky moment se bashku me proceduren e kontestimit te fleteve gjate numerimit i dhane PD-se argumentin per te nisur proceduren juridike fillimisht ne KQZ. Me ane te nje kerkese te permbledhur disa KZAZ te Tiranes kryesisht nga pala demokrate depozituan ne KQZ shqetesimin per konstatim te fleteve te votimit te gjetura ne kutite e gabuara. Nisur nga diferenca e vogel e theksuar kjo edhe ne deklarimin e pare mediatik te Kryeministrit Sali Berisha PD-ja kerkoi shqyrtim administrativ te kesaj situate por pa e inkuadruar ate ne formatin e nje kerkese ankimore. Ne daten 18 maj 2011 KQZ-ja me ane te nje projekt- vendimi te diskutuar dhe te perpiluar keq pasi nje dite me pare deputete te PS-se mesyne ne sallen e tij te mbledhjeve hapi proceduren duke respektuar formalisht kerkesen e PD-se. Rendesia e ketij hapi qendron ne faktin se jashte kontekstit te nje kerkese ankimore KQZ-ja i veshi vetes arsyetimin e nje KZAZ-je per Tiranen bazuar kjo edhe ne Kodin Zgjedhor qe nuk sanksionon qarte rolin e KQZ-se ne keto raste. Thene ndryshe qe ne nisje demokratet shfrytezuan me shkathtesi dhe ne kohe hapesirat e ligjit kombinuar me dominimin e shumices ne KQZ. 23 maji ishte finalizimi i procesit kur pas 5 ditesh shqyrtimi te shumedebatuar KQZ-ja miratoi me 4 vota vendimin nr. 709 i njohur nga PS-ja si Akt Normativ me ane te te cilit vendosi te ndryshoje tabelat e rezultateve te Grupeve te Numerimit te Votave sipas konstatimeve te bera ne proces dhe kete ndryshim ta pasqyroje ne tabelen finale per Tiranen. Paralelisht me vendimet nr. 710 dhe 711 KQZ-ja miratoi TPR per njesine n. 5 dhe Bashkine e Tiranes ku Lulzim Basha rezultoi fitues. Ne kete moment beteja transferohet ne Kolegjin Zgjedhor i cili qe prej dates 27 maj kur edhe shqyrtoi padine e pare te PS-se e deri me 8 korrik zhvilloi 5 seanca per Tiranen. Me daten 3 qershor ai vendosi te rrezoje padine socialiste duke e vleresuar si te ligjshem proceduren e rivleresimit te votave permes vendimit nr. 709. Mandej me 13 qershor Kolegji duke shqyrtuar nje padi tjeter urdheron qe procedura ne fjale te riperseritet duke hapur edhe kutite e tjera per secilen QV te marre paraprakisht ne konsiderate. Rinumerimi i 1793 QV-ve nisi ne KQZ per te perfunduar ne daten 28 qershor me vendimin nr. 1158 qe shpall Bashen fitues me 93 vota. Me tej KQZ-ja rrezon ankimin e PS-se per shpallje pavlefshmerie ne 284 QV nisur nga faktet e konstatuara ne proces. E rrezuar nga KQZ-ja me vendimin nr. 1160 PS i drejtohet Kolegjit ne daten 30 qershor duke e shoqeruar ate me nje padi te dyte ndaj vendimit 1160 me ane te te cilit kerkon qe KQZ-ja te shqyrtoje kerkesen per pavlefshmeri. Ne daten 6-7 dhe 8 korrik Kolegji merr ne administrim padite dhe provat per te dale dje me vendimin final i cili rrezoi pretendimin socialist per proceduren e ndjekur nga KQZ-ja me vendimin nr. 1160. Thene ndryshe Kolegji ka njohur si tabele rezultati ate te miratuar me vendimin nr. 711 te dates 23 maj per te cilin ankimi per pavlefshmeri mund te behej deri ne daten 26 maj. Procedura dhe leximi i saj kane penalizuar PS-ne e cila humbet keshtu pas rreth 11 vjetesh bashkine me te madhe ne vend.