Puke makina ne gremine vdes shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur në Pukë, ku si pasojë një person ka gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë plagosur.
Sipas informacioneve të fundit, një automjet tip fuoristradë i drejtuar nga viktima ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore, që kanë nxjerrë trupat e të mbijetuarve.
Sipas autoriteteve lokale, disa prej tyre janë dërguar në spitalin e Bajram Currit, ndërsa disa të tjerë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për shkak të gjendjes së komplikuar.
Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte automjeti.