Dule: Qeveria po zvarrit regjistrimin e popullsisë

Ndërsa në seancën parlamentare po zhvillohen diskutime për regjistrimin e popullisë dhe banesave, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka hedhur kritika në lidhje me këtë projektligj. Ai ka akuzuar qeverinë për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë. Po ashtu në këtë drejtim ai ka shtuar se politika të qeverisë, kanë inkurajuar forca politike dhe politikanë, që të jenë insistues në qëndrimet dhe politikat e tyre për të mbajtur vendin larg agjendës evropaine.
"Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë mbetet instrument i vetëm që garanton në produktin e vet, ato të dhëna thelbësore për shoqëri të organizuar me qëllim hartimin e një filozofie që do të burojnë praktikat që do të respektojnë standartet e qytetarëve të nëj vendi. Në këtë kuadër qeveria karakterizohet në aktivitetin e politikat e veta nga ecejakje të dyshimta në një kohë që është premtuar dhe angazhuar zyrtarisht për zhvillimin e këtij regjistrimi. Fillimisht e planifikoi për pranverën e 2011. Por më pas, mori vendimin me argumentet aspak bindëse për të shtyrë këtë proces për vjeshtën e 2011", nënvizoi Dule, për të shtuar se në të njëjtën kohë debatohen në parlament ndryshime anësore pa asnjë anësi praktike në ligjin e regjistrimit të popullisë dhe banesave.
Ai ka kërkuar që në këtë projektligj të përfshihen elementetë e përkatësisë etnike të gjuhës anëtare dhe të besimit fetar. Kjo sipas Dules, për arsyet e thjeshta se Shqipëria është i vemti vend i KiE, i vetmi vend aspirant i BE, që prej mëse një shekull nuk ka zhvilluar një regjistrim të tillë të popullsië me këto elemente thelbësore për hartimin e politikave me një shtet modern të së drejtës. "Ky është një detyrim që buron nga konvektat ku Shqipëria është palë në lidhje me garantimin e respektimit të të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve etnike-kulturore, linguistike-fetare etj.
Por edhe për arsye se Republika e Shqipërsië është angazhuar për zhvillimin e një procesi të tillë në vazhdimësi, angazhimi i fundit zyratar ka qenë nëpërmjet raportit të depozituar në 2010 në sekretariatin për zbatimine k onventës kuadër për respektimin e të drejtave të minoriteteve etnike në KiE", u shpreh kreu i PBDNJ. Sipas tij, praktikat dhe politika e qeverisë nga njëra anë karakterizohen nga mungesa të theksuara transparence, dhe nga ana tjetër kanë mbajtur larg grupet e interesit që në këtë rast janë minoritetit, komunitetet fetare dhe përfaqësuesit e tyre.