E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provat e PS-së, Kolegji tërhiqet për të marrë vendimin

Kolegji Zgjedhor është tërhiqet për të marrë vendimin nëse do të pranojë ose jo pamjet filmike të paraqitura nga Partia Socialiste në lidhje me pretendimet e saj për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve.
 

Relatorja e çështje Sashenka Jonuzi ka kërkuar disa minuta kohë derisa trupi gjykes të vendosë nëse do të marrë në shqyrtim provat e paraqitura nga PS-ja.
 

Partia Sociliaste ka vënë në dispozicion të trupit gjykues analizën e tabelave të 284 qendrave të votimit, ku ajo pretendon manipulim si dhe një raport të Komisionit të Venecias.
 

Ndërsa përfaqësuesja e KQZ-së ka paraqitur në Kolegj procesverbalin e 28 qershorit edhe vendimin 1160 të dalë nga ky institucion.
 

Ndërkohë Partia Socialiste ka sjellë argumentet për pavlefshmëri rastet e zgjedhjeve në vitin 2007 në komunat Kolsh, Armen, Shals dhe Bushat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›