E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor pranon provat e PS-së

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë provat e paraqitura nga Partia Socialiste në lidhje me pretendimet e saj për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve.
 

Pasi u tërhoq për disa minuta për të marrë vendimin, trupi gjykues vendosi të pranojë administrimin e të gjitha provave të paraqitura nga Partia Socialiste.
 

Partia Sociliaste ka vënë në dispozicion të trupit gjykues analizën e tabelave të 284 qendrave të votimit, ku ajo pretendon manipulim si dhe një raport të Komisionit të Venecias.
 

Ndërsa përfaqësuesja e KQZ-së ka paraqitur në Kolegj procesverbalin e 28 qershorit edhe vendimin 1160 të dalë nga ky institucion.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›