Dule: Të regjistrohet popullsia greke në Shqipëri
"Shqipëria ka nënshkruar shumë konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave etnike dhe i ka të mbrojtura në legjislacionin shqiptar këto të drejta”, u shpreh Dule në tryezën me temë "Minoritetet, pjesëmarrje dhe integrim”.
Ai tha se “është koha që qeveria ta propozojë dhe parlamenti ta miratojë këtë ligj dhe ne do të jemi kontribuesit kryesor, me qëllim që me këtë ligj "të njihen dhe të respektohen në mënyrë komplekse të drejtat e të gjithave pakicave kombëtare në Shqipëri”.
Ndërsa kryetari i Bashkimit Demokratik të Minoritetit grek Vasil Bollano theksoi gjatë këtij takimi se problem mbetet regjistrimi i popullsisë së minoritetit grek. "Janë bërë disa përpjekje në vitin 2001 për regjistrimin e kësaj popullsie, por ka qenë i shpejtuar dhe jo i plotë", tha Bollano, i cili nënvizoi se "në kuadër të këtyre nismave ka një angazhim serioz të qeverisë Berisha, e cila ka premtuar se në vitin 2011 do të përfundojë regjistrimi i plotë dhe demokratik i të gjithë pakicave kombëtare në Shqipëri, me qëllim që shifrat të jenë të sakta dhe të besueshme”.
Politikani Sabri Godo deklaroi pak ditë më parë, se regjistrimi i popullsisë në baza etnike do të ishte një veprim i rrezikshëm në dëm të Shqipërisë.
“Ndërsa të tjerat mund ti marr kalimthi dhe si një lloj shakaje që duhet qortuar, kjo ka një përmbajtje tjetër. Ja cfarë rreziku. Ajo që thotë Berisha ka të bëjë më të drejtat universale të njeriut, por si i bëhet me familjet e regjistruara me kombësi greke? Janë me qindra familje në Korce, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë që marrin pensione greke. Nuk jam kundër pensionit por kundër dokumentit që kanë nënshkruar, i cili i detyron të ndryshojnë kombësinë. Këtu duhet të vërë dorë shteti shqiptar. Do të kemi më tepër njerëz me kombësi greke nga c'kemi realisht, dy ose tre herë më tepër. Kjo i jep të drejtë palës greke të thotë që, ky është territori im sepse është i banuar në shumicën e vetë nga qytetarë që kanë kombësi greke. Rrjedhimisht kërcënon drejtpërdrejt tërësinë tokësore të shtetit shqiptar”, u shpreh Godo disa ditë më parë.