Obama: Kandidatë të tjerë e meritonin më shumë Nobelin
"Nuk kam dyshim që ka edhe kandidatë të tjerë që e meritonin më shumë këtë çmim'', deklaroi Obama në një konferencë shtypi me kryeministrin norvegjez, Jens Stoltenberg, pak para marrjes së çmimit prestigjioz në hotelin e qytetit të Oslos.
Stoltenberg e konsideroi çmimin për paqe akorduar presidentit amerikan Obama si të merituar dhe të rëndësishëm.
"Nuk mund të mendoj për askënd tjetër që ka bërë kaq shumë për paqen gjatë vitit të kaluar'', theksoi ai.
Komiteti i Nobelit habiti botën dhe vetë laureatin më 9 nëntor, vetëm nëntë muaj pas marrjes së funksionit nga Obama duke i akorduar çmimin për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme përsa i përket riforcimit të diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit mes popujve.