E Diel, 1 Nëntor 2026

Sillet ne pranga "Mandela", tmerri i Elbasanit

Tirane-Zbret ne Rinas me pranga ne duar ish-kapobanda e Elbasanit, i shumekerkuari Eduart Peqini, i vetequajtur me nofken "Mandela". Ne oren 14:45 te dites se djeshme, avioni me te ekstraduarin nga Parisi, ka mberritur ne aeroportin e Rinasit. Me nje pamje ndryshe nga fotoja e publikuar nga Interpoli, per shkak edhe te viteve te qendrimit te tij ne France, 44-vjecari "Mandela" eshte sjelle ne Shqiperi per te vuajtur denimin me burgim te perjetshem qe gjykata ka vendosur ndaj tij. Arrestimi i tij u krye me 17 maj te vitit 2001 ne France, me qellim ekstradimi. Interpol Tirana kishte kerkuar nga autoritetet e drejtesise franceze, ekstradimin e kapobandes se Elbasanit. Por kjo kerkese ishte rrezuar, pasi drejtesia franceze e kishte denuar kete person me 6 vjet burg, per vepren penale te trafikimit te qenieve njerezore dhe te prostitucionit. Pas sjelljes ne Rinas, "Mandela", iu dorezua perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

Akuzat

"I tmerrshmi" i qytetit te Elbasanit ne vitin e trazirave 1997, Eduart Peqini, eshte denuar fillimisht me pushkatim dhe me pas me burgim te perjetshem, per nje sere krimesh te renda. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, ne 29 shtator te vitit 1999, e ka denuar ate me burgim te perjetshem per duke ngritur ndaj tij nje "mal" me akuza, "krijim dhe pjesemarrje ne bande te armatosur", "vrasjeve me paramendim", "vrasjeve me dashje te mbetur ne tentative", "vrasjeve me paramendim e kryer ne bashkepunim", "mbajtje pa leje te armeve luftarake", "shkaterim te prones", "rrembim personi" dhe "vjedhje me pasoje vdekjen". Ne perfundim te hetimit dhe gjykimit te gjithe pjesetaret e bandes "Mandela" u denuar me burg. Vladimir Peqini me 25 vjet burg, B. Xhenja 20 vjet, A.Peqini 25 vjet, L.Peqini 16 vjet, A.Peqini 13 vjet, ndersa te tjere prej tyre mbi 10 vjet burg. Ne total, kjo bande u denua me 170 vjet burg.

Banda "Mandela"

Eduart Peqini i vetequajturi me nofken "Mandela", krijoi nje bande prej tete personash, gjate trazirave te vitit 1997. Shume shpejt ai u be romi me i "famshem" i Elbasanit, per bemat qe la ne kete qytet. Aktiviteti kriminal i Eduart Peqini dhe i bandes se tij, eshte shtrire ne periudhen kohore prill-shtator 1997 dhe konsiston ne nje sere veprash si vrasje, vjedhje me arme dhe me dhune, plagosje, prostitucion, rrembime personash, shkaterrim pronash, etj. "Banda e Mandeles" perbehej nga 40 anetare me pjesetare te familjes dhe fisit te tij dhe me gjere. Personat me te afert ishin 4 vellezerit e tij dhe kusherinj te aferm si dhe persona te besuar. "Mandela" shquhej per autoritetin e tij, ku te gjithe i bindeshin fjales se tij.

Akuzat

Ndaj "Mandeles" dhe bandes se tij rendojne akuzat e

"krijim dhe pjesemarrje ne bande te armatosur",

"vrasjeve me paramendim",

"vrasjeve me dashje te mbetur ne tentative",

"vrasjeve me paramendim e kryer ne bashkepunim",

"mbajtje pa leje te armeve luftarake",

"shkaterim te prones"

"rrembim personi",

"vjedhje me pasoje vdekjen".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›