E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, kualifikohen ekipet e medha

Aranit Muraci

Asnje surprize nuk sollen ndeshjen e turit te pare te Kupes se Shqiperise, me perjashtim te eliminimit te Elbasanit nga Kamza. Nese i referohemi gjendjes se ekipeve dhe pozitave te tyre, ne te njejtin kampionat te Kategorise se Pare, kualifikimi i Kamzes nuk mund te quhet rezultat surprize. Kamza ka blere lojtare me emer gjate ketij sezoni, duke ndertuar nje skuader ambicioze, qe ka arritur te shenoje edhe rezultate te pelqyeshme ne ndeshjet e kampionatit. Pas eliminimit, Elbasani do te perqendrohet ne kampionat. Ekipet e tjera kalojne ne turin tjeter, pa shenuar ndonje surprize. Tirana qe ishte mundur ne ndeshjen e pare nga Luzi dhe vuri ne diskutim kualifikimin, fitoi paster ne perballjen e djeshme. Bardheblute triumfuan ne kryeqytet me rezultatin 3-0, duke permbysur humbjen. Kampionet ne fuqi, mbeten me 10 lojtare ne fund te pjeses se pare pas daljes me karton te kuq te Devollit. Miqte, ne superioritet numerik nuk ia dolen qe te shenonin nje gol per te shpresuar tek mrekullia. Dje jane zhvilluar edhe ndeshje te tjera te kthimit te Kupes se Shqiperise, ku vecohen goleadat e disa takimeve, si ne Korce dhe Fier. Apolonia kualifikohet me shtate gola ndaj Bilisht Sportit. Por vlen qe te permendet me shume fitorja qe ka shenuar Skenderbeu. Ne Korce eshte zhvilluar nje ndeshje e jashtezakonshme, me gola nga dy dyja ekipet, ne portat respektive. Tifozet korcare veshtire se mund te kene pare, qe skuadra e tyre ta kete nxjerr topin aq shpesh nga rrjeta dhe nga ana tjeter porta mike te "bombardohet", me 9 gola. E pabesueshme, per e vertete. Jane shenuar 14 gola, pasi kjo sfide perfundoi ne rezultatin 9-5. Ndeshja e pare kishte perfunduar me rezultatin 5-3 per Skenderbeun dhe duke i marre rezultatet e ndeshjeve ne total, i bie qe per nga numri i golave keto ndeshje do te mbahen mend gjate. Dinamo ka fituar ne kompleksin e vet 2-0 ndaj Mamurrasit, duke kaluar ne turin tjeter. Blute e kishin siguruar kualifikimin, pas fitores qe shenuan ne ndeshjen e pare ne fushen e Mamurrasit. Edhe skuadrat e tjera si Besa, Vllaznia, Teuta, jane kualifikuar me lehtesi, pasi kishin fituar ndeshjet e para.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›