Dule: Zgjidhja politike, të iki Berisha
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha sot në një deklaratë për mediat se e vetmja zgjidhje për situatën politike është largimi i kryeministri Sali Berisha.
Ai ka theksuar se situata në datën 21 janar degjeneroi në dhunë pasi demonstruesit u provokuan nga policia. Ndërsa ajo që sipas Dules është e pafalshme ka të bëjë me mos kapjen e autorëve të tre vrasjeve të demonstruesve të pafajshëm.
Ai u shpreh se kriza duhet të marrë fund dhe për këtë duhet ndërmjetësimi i kreut të shtetit, pas largimi të kryeministrit.
“Zgjidhja është një dhe e vetme, e lashtë sa vet politika, dorëheqje e Berishës dhe nisja e dialogut politik nën drejtimin e kreut të shtetit Bamir Topi”, tha Dule.
2 Shkurt 2011