E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gazetarët nuk do të paditen



Qeveria do të mbajë në nivelet më të larta të mundshme standardet e respektimit të medias së lirë. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ai u shpreh se për sa kohë që do të jenë në krye të qeverisë nuk do të ketë asnjë “gazetar të paditur dhe të gjykuar”. Berisha shtoi se ky është një standard i vendosur nga kjo mazhorancë që në fillim dhe nuk do të ndryshojë.

Në lidhje me kërkesën e bërë nga komisioni hetimor për marrjen e tabulateve të katër gazetarëve, Berisha theksoi se kjo është një kërkesë që nuk lidhet direkt me profesionin e tyre.

2 Shkurt 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›