PE: Politika të ulë tensionin në Tiranë
Krerët e grupeve parlamentare të djathtë dhe të majtë në Parlamentin Europian kërkojnë uljen e tensionit në Shqipëri, si hap i parë për zgjidhjen e krizës. Kryetari i grupit të deputetëve të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul dhe homologu i tij i partive të majta të parlamentit europian, Hanes Svoboda kanë thënë për Alsat se mesazhi më i rëndësishëm në këto momente për Shqipërinë eshtë vetpërmbajtja nga dhuna. Hapi i dytë, edhe me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar do të jetë një zgjidhje e pranueshme e ngërcit politik.
2 Shkurt 2011