E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule dënon racizmin grek dhe protestat e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka dënuar dje incidentin e ushtarëve grekë si dhe aktin ekstremist të djegies së flamurit të vendit fqinj në Tiranë. Incidenti i 25 marsit është një ngjarje e papranueshme dhe këtë fakt i rezervoi asaj gjithë klasa politike në Greqi, shtypi dhe mbarë opinioni publik. Nga ana tjetër, e papranueshme është edhe djegia e flamurit grek. Për këtë rast klasa politike shqiptare duhet të bëjë të njëjtën gjë që bëri ajo greke, ta dënojë këtë akt, - ka deklaruar Dule. Këtë reagim ka pasur Dule pas takimit të djeshëm me raporterin për Shqipërinë në PE, Nikolas Chountis, i cili është dhe eurodeputet i Greqisë. Përveç të tjerash, kryetari i PBDNJ-së diskutoi për probleme të ndryshme të politikës, veçanërisht për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit nëpërmjet hapjes së kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›